Fluks pacientësh tek Infektivi| Kryesisht viroza dhe helmime nga ushqimet

Rritja e temperaturave ka shtuar edhe fluksin e vizitave në pavionin e infektivit. Çdo ditë mbi 30 persona paraqiten në urgjencë. Pacientët, si ato të moshave pediatrike edhe të moshave të rritura kërkojnë ndihmë të specializuar për virozat e stinës. Megjithatë mjekët thonë se me te shpeshta janë helmimet nga ushqimet.

Ekspozimi ndaj temperaturave të luhatshme nga njëri ambient në tjetrin prej kondicionerit është një arsye tjetër e fluksit në spitale.

Këtë verë, një rritje të numrit të pacientëve në pavionin e infektivit kanë pasur rastet e paraqitura me gripin e syrit, si edhe infeksionet e lëkurës.

Për shkak të fluksit të lartë të pacientëve që i drejtohen vetëm qendrës spitalore universitare mjekët bëjnë thirrje që të sëmurët të marrin shërbimin e parë pranë qendrave shëndetësore pasi në këtë mënyrë shmangin transmetimin e viruseve tek njëri tjetri.