EMRI| kush është 23-vjeçari që u vra me thikë dhe u hodh në kanal

Identifikohet trupi i pajetë i viktimës që u gjet në një kanal në Fier.

Mësohet se policia gjeti sot të vdekur Florian Selimin, banues në Sulaj të Fierit.

Dyshohet se 23-vjeçarit i është prishur makina dhe ka ndaluar për të kërkuar ndihmë.

Por nuk dihet çfarë ka shkaktuar konflikt me persona të paidentifikuar, të cilët e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë goditur me thikë.

Nga informacionet paraprake, raportohet se po ashtu shumë pranë trupit është konstatuar edhe një makinë e braktisur tip “Renault” me targa AA641EN, e cila ishte me gomë të hequr dhe kofano të hapur.

Ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe deri më tani ka shoqëruar disa persona.

“Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti”, thuhet në njoftimin e policisë.