E FRIKSHME | 23-vjeçari vritet me thikë dhe hidhet në kanal

Nga: Inelda Vallja

Një i ri është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.

Viktima F.S, 23 vjeç është gjetur i pajetë në një kanal në anë të rrugës me plagë thike në trup.

“Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti” thotë policia.

Dyshimet e para janë që drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga makina dhe ekzekutuar në kanal pranë rrugës.

Pranë kanalit është gjetur një makinë e braktisur tip “Renault”, me targa AA641EN, me një gomë të hequr dhe kofano të hapur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.