Zbuloni sa orë gjumë janë të nevojshme për ju! Për çdo moshë

Gjumi është një tregues jetësor i shëndetit dhe mirëqenies sonë të përgjithshme. Ne shpenzojmë deri në një të tretën e jetës tonë në gjumë.
Cilësia e gjumit tonë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tone mendor dhe fizik si dhe cilësinë e jetës sonë, duke përfshirë këtu produktivitetin, balancën emocionale, shëndetin e trurit dhe të zemrës, sistemin imunitar, kreativitetin, vitalitetin dhe madje edhe peshën tonë trupore. Asnjë aktivitet tjetër në jetën tonë nuk jep kaq shumë përfitime me kaq pak përpjekje!
Ekziston një ndryshim i madh midis sasisë së gjumit që mund të merrim dhe sasisë që duhet në mënyrë që trupi të funksionojë në mënyrë optimale. Sipas statistikave njerzit fle më pak se shtatë orë në natë. Në ditët e sotme, gjashtë ose shtatë orë gjumë mund të tingëllojë mjaft mirë. Mesatarja e orëve të gjumit që duhet te flejë një njeri ështe rreth 8-7 orë gjumë. Duke marrë parasysh intensivitetin e ditëve të sotme 7 orë mjaftojnë për të patur një gjumë të mirë. Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë edhe për më shumë orë gjumë.
Oraret e gjumit sipas moshës janë:
-Të porsalindurit – 14 orë – 17 orë
-4 muaj – 11 muaj – 12 orë – 15 orë
-1 Vjeç-2 vjeç – 11 – 14
-3 Vjeç – 5 Vjeç – 10 orë – 13 orë
-6 Vjeç -13 Vjeç – 9 orë – 11 orë
-14 Vjeç -17 Vjeç – 8 orë – 10 orë
-18 Vjeç – 25 Vjeç – 7 orë – 9 orë
-26 Vjeç -64 Vjeç – 7 orë – 9 orë
-Nga 65 Vjeç e lartë – 7 orë – 8 orë