Rumunët duan largimin e qeverisë| Protestë kundër korrupsionit të zyrtarëve!

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në mënyrë paqësore në një tubim kundër qeverisë në kryeqytetin e Rumanisë.

Protestuesit u mblodhën në sheshin kryesor në Bukuresht në përvjetorin e protestave masive e të dhunshme të një viti më parë, të nxitura nga diaspora kundër nivelit të lartë të korrupsionit në vend.

Të mbledhur jashtë selisë së qeverisë, protestuesit kërkuan edhe njëherë dorëheqjen e qeverisë që sipas tyre po dobëson rëndë sistemin gjyqësor me qëllim që të mbuloje aferat korruptive.

Edhe kete here protesta është organizuar nga shtetas rumunë që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Ata shprehen te irrituar nga korrupsioni ne administratën publike dhe përpjekjet e mazhorancës qeverisëse për të dobësuar gjyqësorin.

Por këtë herë protestuesit u nxitën edhe nga vrasja e një vajze 15 vjeçare në jug të Rumanisë. Sipas mediave, ajo u gjet pa shenja jete 19 orë pasi kishte telefonuar tre herë numrin e policisë.

Protestat kundër qeverisë janë bërë gjithnjë e më të shpeshta vitet e fundit ne Rumani, që kur social-demokratët morën pushtetin.