Kujtime të pashuara

Astrit Lulushi

Për ata që besojnë në utopi, ajo ofron pamjen e një bote arti, ku, përfundimisht, barrierat e ngjyrave dhe klasave çmontohen. Në kohëta ttë zymta, kur çdo gjë duket pashpresë, është e natyrshme të ëndërrosh një botë utopike në të cilën këto probleme nuk janë më – në fakt, njerëzit e kanë bërë këtë me shekuj. Utopia nuk është thjesht një fantazi idealiste, ajo frymëzon njerëzit të ndryshojnë.
Fjala utopi rrjedh nga një para-greqishte që do do të thotë “pa-vend”. Në anglisht ka një konfuzion midis utopisë “pa vend” dhe utopisë “vend i mirë”, vend i lumturisë”. Kjo tregon se ajo që më parë merrej pēr çmenduri, sot është gjë e mirë, që duhej bërë. Por fillimi jo gjithmonë është i pëlqyeshëm, si hidhërimi vjen pas ëmbëlsisë, se utopia, ëndrrra, është këndvështrimi nga ku njeriu dallon të ardhmen, si bota ndryshon.
Jo ku je lerë, por ku të parët e tu u lindën, është vendi yt. Pyet çdo libohovit, kudo që ndodhet në botë, dhe do të thotë të njëjtën gjë.
Libohova e viteve 1960, gumëzhinte, edhe pse zërat qe krijonin këtë kor, ishin të mbytura nga hallet e frika. Ishin zëra të kolektivizuara.
Shkoja nga Tirana në Libohovë per të kaluar pushimet e verës tek xhaxhai, që unë e thërrisja “Babo”; ishte një burrë plak, i hollë, i gjatë, bjond me sy të kaltër e hunbë të mprehtë, kështu e mbaj mend; shumë i urtë, gjithmonë me zë të shtruar të butë; ishte njeri i shëtitur, kishte qenë deri ne Amerikën e largët. Më vonë, kur jeta më solli në Amerikē, pas kërkimeve, gjeta se “babo”, Bajo Lulushi kishte jetuar nē Amerikë në shtetin Main dhe pas disa vitesh ishte kthyer në Libohovēn e tij. Kështu bënin të gjithë shqiptarët ato vite,1930, punonin në Amerikë e ktheheshin në vendlindje për t’u martuar e përmirësuar jetën për të gjithë pjestarët e familjes në vendlindje. Babo e Aneja (Feimeja), bashkëshortja e tij, kishin patur edhe një djalë, i cili ato vite ishte mbytur në lumë, por unë nuk e mbaja mend, dhe ata nuk flisnin shumë rreth tij për të larguar dhimbjen që kishin përbrenda. Por familja sikur ishte mësuar me dhimbje; një xhaxha ishte pushkatuar nga partizanët në Loçan afër Libohovës në shkurt 1944; një tjetër kishte përfunduar në burg.
Gjyshi, nga nëna, jetonte në Nepravishtë, vetëm, megjithëse vajzën, Teto Faton, e kishte pranë. Babazoti kshte humbur djalin gjatë luftës dhe jetonte me pensionin e lidhur nga shteti; 17 vjeçari, ishte vrarë si partizan, ngrirë nga bora në malet e Vishegradit në Bosnje.
Ato vite, gjatë verës e ndaja kohën, me gomar shkoja sa në Libohovë e Nepravishtë. Çdo ditë pazari, të dielave, në sheshin pranë rrapit shumëshekullor, të Libohovës, fshatarë nga rrethet sillnin për të shitur ose këmbyer ato pak prodhime qē kishin mundur t’i grumbullonin a rruanin nga dora zhvatëse e shtetit.
Është kjo një nostalgji për kohëra që një fëmijë nuk arrinte t’i kuptonte; sot janë thjesht kujtime të një fëmije 10 vjeçar që mori udhët duke menduar për të ndryshuar veten.

more recommended stories

loading...