Havzi Nelën e vari Kristaq Rama

Nga Indrit Vokshi

Havzi Nelën e vari Kristaq Rama. I biri i tij sot meriton të quhet Edi Kristaq Rama. Edi nuk ka varur me firmë presidiumi si i ati por, ka detyruar njerëz të varen nëpër qelitë ku i burgosi për 35 mijë lek. Ndaj e meriton titullin.
Nuk është aspak patetike, aspak propagandistike e aspak e ekzagjëruar ta përmendësh ngjarjen edhe sot pas 31 vitesh. Shumkush thotë nuk e kishte në dorë Kristaq Rama por ishte regjimi. Në fakt kolonat e regjimit ishin njerëzit si Kristaq Rama, paçka se dikush punonte në hetuesi, dikush në televizion e dikush në artet socialiste. Të gjithë së bashku shpienin përpara makinerinë kriminale e cila vriste shkrimtare, varte poetë, therte patriotë, torturonte tregtarë. Edi Rama mund ta kishte larë veten duke kërkuar falje për veprimet e të atit, se fundja nuk e vari Edi Rama. Mirëpo Edi Rama ka interes të trashëgojë strukturën kriminale të atij regjimi, zyrtarët, ish-oficerët e sigurimit, pinjollët e hierarkëve të cilët i përfshiu edhe në qeveri e parlament. Edi Rama është produkt i kulturës totalitare dhe modelin totalitar po aplikon. Ai ka tentuar të restaurojë me shpejtësi regjimin e Bllokut, jo vetëm biologjikisht me marrjen në qeveri e parlament të pinjollëve por edhe ideologjikisht në sjelljen kundër njerëzve; dhunë, censurë, shpopullim, fyerje, pronësim i parave të njerëzve, ligjërim totalitar. Ka suprimuar kushtetutën demokratike dhe sundon me manuale të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, partisë së Bllokut. Bota demokratike e ka dënuar totalitarizmin dhe mosrepspektimin e të drejtave e lirive. Ndërsa në Shqipëri në vend që të forcohet liria e të përshkallëzohet demokratizimi, rilind dhe restaurohet totalitrizmi. Familjet e Bllokut duhen larguar nga politika dhe institucionet sepse ato pjellin vetëm diktaturë, socializëm e fashizëm. Shqipëria nuk ka nevojë për këto modele.