FAKTI | “China Mobile” do të ndërtojë sivjet 50 mijë baza 5G në 50 qytete kineze

Kompania “China Mobile” publikoi të premten në Hong-Kong rezultatet e saj për gjysmën e parë të vitit. Në mbledhjen përkatëse u bë e ditur se rreth 50 000 stacione bazë 5G do të ndërtohen në 50 qytete brenda fundit të vitit, me një investim prej rreth 24 miliardë juanësh.

Presidenti i kompanisë “China Mobile” Yang Jie tha se “China Mobile” gjithashtu do të krijojë mekanizmin e bashkëpunimit të ri me pushtetet vendore, industritë e ashtuquajtura të rrjedhës së sipërme dhe të rrjedhës së poshtme, ndërmarrjet e inovacionit teknologjik, universitetet dhe institutet kërkimore. “China Mobile” do të ndërtojë një ekosistem të ri “5G +” dhe do të nxitë në mënyrë të qëndrueshme integrimin dhe inovacionin e industrive kryesore vertikale, siç janë bujqësia, industria, transporti, kujdesi mjekësor, qytetet, financa dhe arsimi i zgjuar 5G +.