Braçe replikon me Bashën: Biznesit të Samir Manes i kemi vënë gjobë…150 mijë lekë të vjetra!

Zv.kryeministri Erjon Braçe gjatë replikave në distancë me kryedemokratin Lulzim Basha i ka radhitur bizneset e mëdha që ka gjobitur gjatë aksionit anti-informalitet.

Ndër emrat që përmend Braçe është edhe “Green Coast Resort” në Palasë, e cila është në pronësi të biznesmenit shqiptar Samir Mane, por e dhënë me qera e me nipt tjetër.

Burime për mediat bëjnë më dije se gjoba që i është vendosur subjektit në fjalë është plot…150 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë që vetëm ditën e sotme një biznes në Porto Romano është kapur me 233 ton karburant pa akcizë dhe është gjobitur plot 350 mijë euro.

Biznesmeni Samir Mane është prej emrave që kryedemokrati Lulzim Basha akuzon si të lidhur me kryeministrin Edi Rama/dosja.al