Astronautët me rrezik çrregullimesh mendore në Mars

Nga Oliver Serani -/ – Studiuesit kanë zbuluar se astronautët, të cilët agjencia amerikane e hapësirës NASA planifikon t’i dërgojë në planetin Mars në vitet e ardhshme, mund të pësojnë çrregullime të ankthit dhe humbje të kujtesës.

Sipas artikullit të gazetës britanike “Daily Mirror”, studiuesit nga Universiteti amerikan i Kalifornisë kanë ekzaminuar efektet e rrezatimit të nivelit të ulët, por të rregullt mbi minjtë.

Shkencëtarët kanë analizuar trurin dhe sjelljen e minjve që janë ekspozuar ndaj rrezatimit rreth 6 muaj, si rezultat i së cilës kanë zbuluar se rrezatimi shkakton dëme në pjesët e trurit që mundësojnë mësimin dhe kujtesën.

Hulumtimi zbulon se ekspozimi i rregullt në rrezatim dëmton edhe zonën e quajtur amigdala të trurit, që luan rol të rëndësishëm në formimin e kujtesës emocionale dhe reagimeve emocionale në tru.

Shkencëtarët theksuan se ky punim ka hedhur dritë mbi çrregullimet mendore me të cilat mund të përballen astronautët që do të udhëtojnë në Mars