Tanzani| Shpërthejnë cisternat e karburanteve 60 të vrarë

Të paktën 60 njerëz janë vrarë dhe 70 të plagosur pas një shpërthimi të cisternave të karburantit në Tanzani, njoftoi policia.
Fotografitë e postuara në internet tregojnë mbetje flakëruese të shpërndara në një zonë të gjerë dhe trupa njerëzish pranë karburantit të shtrirë në tokë. Policia tha se njerëzit po përpiqeshin të mblidhnin karburantin nga automjeti, i cili ishte përmbysur në një rrugë disa kohë më parë, kur ndodhi shpërthimi. Incidenti ndodhi në rajonin Morogoro, rreth 200 km (124 milje) në perëndim të qytetit portual Dar es Salaam.
Qyteti i Morogoro është në një rrugë kryesore për transportimin e ngarkesave dhe karburanteve nga porti, i cili është kryeqyteti tregtar i vendit.
Mendohet se numri i të vdekurve mund të rritet. Policia tha se shumë nga të lënduarit kishin pësuar djegie të rënda.
Shefi i policisë lokale Willbrod Mtafungwa tha që shumë nga të vrarët ishin shoferë me motoçikleta.
Sipas mediave katastrofat si kjo kanë ndodhur shumë shpesh në pjesë të Afrikës, ku disa njerëz janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe të mëdha për të larguar karburantin nga çisternat dhe tubacionet.
Muajin e kaluar të paktën 45 njerëz u vranë kur një kamion i shkatërruar i karburantit shpërtheu në shtetin verior Benue të Nigerisë.
Gati 80 njerëz vdiqën në maj në një incident të ngjashëm pranë aeroportit të kryeqytetit të Nigerisë Niamey.
Ndonjëherë fatkeqësi të tilla kanë çuar në një numër shumë më të madh të vdekjeve. Në vitin 2010 292 njerëz u vranë në Republikën Demokratike të Kongos, dhe pesë vjet më vonë 203 vdiqën në Sudanin e Jugut.