…pak mbi Trojën

Astrit Lulushi

Troja, e quajtur Ilium, që na dha Iliadën, ka një histori madhështore, me heronjtë më heroikë sesa në çdo kohë; me gratë më të bukura se të gjitha të tjerat pas tyre; dhe me perëndi më afër njerëzimit sesa në ditët tona.
Winston Churchhill citohet të ketë thënë se “Willian Gladstone e lexonte Homerin për qejf, çka i shërbeu mirë.” Gladstone shërbeu për 12 vite si kryeministër i Britanisë nga mesi i shekullit XIX.
Fjalët e Homerit sot nuk kanë aq shumë vlerë sa ç’duhet të kishin. Nëse Ajaksi (Gjiganti), heroi trup madh muskuloz, do të kishte menduar se emri tij do të përdorej për larje teshash ((Ajax), ai do të kishte vrarë veten më herët. Sofokliu shkroi një shfaqje me të njëjtën temë, ku thotë se Ajaksi u zemërua me krerët grekë për dhënien e armaturës së Akilit, Odiseut dhe komplotoi për të vrarë Agamemnonin dhe Menelausin. Ai vrau në vend të tyre shumë akeas; por kur zemërimi i rra, dhe pa se ç’kishte bërë, Ajaksi vrau veten.
Hektor (i fortë si Hekuri para se ky metal të ishte shpikur), heroi krenar i trojanëve që sfidoi më të fortët, madje edhe Akilin, përfundoi në “hektor” që anglisht do të thotë “i mërzitshëm”. Edhe “Kali i Trojës”, që i dha fitoren akeasve, është tashmë virus kompjuterash që vjedh numrat e kartave të kreditit dhe të dhënat në facebook.
Është Odisea, Udhetari, ose siç e quanin romakët, Uliksi, i cili e rimori fronin e Itakës, duke “u ulur” në ‘të, pas kthimit nga Troja.
Është po ashtu Enea, “numër njëshi, i riu, i pari”,, që udhëhoqi trojanët në udhën e gjatë plot vuajtje të migrimit dhe i bëri të vendoseshin në gadishullin italik. Pasardhësi i tij, Romuli, sipas traditës, u bë themeluesi i Romës.
Këto, dhe të tjera na shtynë ta konsiderojmë librin e Elena Kocaqit që thotë se Lufta e Trojës ishte luftë pellazgo-ilire. Për këtë tezë, Kocaqi përdor burime të shumta nga autorë të lashtë, shkrimet e të cilëve i sheh si të keq-përkthyera ose të interpretuara qëllimisht gabim. Shpesh vepra të tilla që kërkojnē të hedhin nje dritë të re, si gjithçka e re, fillimisht qesëndisen, më pas konsiderohen dhe në fund pranohen. Le të shpresohet që idea e hedhur nga Kocaqi të ndjekë këtë udhë.
Por në vazhdën e heronjëve akeas është edhe Akili ose “Jo-grua”, sepse fillimisht u tregua frikacak, pasi u fsheh duke u veshur si grua, kur e thirrën për të luftuar
Edhe vargjet e Homerit citohen sot akoma më pak:
“Është kjo fytyra që lëshoi njëmijë anije,
dhe dogji kullat e pamposhtura të Iliumit?”
ose
“E ëmbla Helenë,
më bë të pavdekshëm
me puthjen tënde”
Por këto vargje janë nga Christopher Marlow (1564-1593). Në fakt, ndoshta i vetmi varg cituar nga Homeri, është nga William Cullen Brunt më 1878, ku Agamemnon lutet të vrasë Hektorin, për:
“ta shtrirë në tokë,
ta bëjë të hajë dhe”

Sent from

more recommended stories

loading...