Futboll| hidhet shorti i Superiores. Ja ndeshjet e javës së parë

Në ambientet e FSHF në Tiranë, u hodh shorti i Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Në këtë kategori marrin pjesë 10 ekipe. Sipas shortit në javën e parë do të ndeshen Tirana- Luftëtari, Teuta- Bylis, Vllaznia- Laçi, Skënderbeu- Flamurtari dhe Kukësi- Partizani. Edicioni nis me 24 gusht dhe përfundon më 23 maj 2020.