Bisedë e lirë për Teatrin


Erand Likuçi

Kisha bërë njëlloj marrëveshje brenda meje, mos të zografisja asnjë rresh për simbolin e protestës për disa arsye, edhe hambarin e parave për disa të tjerë, teatrin. Ka disa arsye pse sjam marrë, e as do merrem me temën e truallit apo godinën e teatrit, ndërtuar nga italianët në fillimet e shekullit ta kaluar. Por mora guximin (jo si Mehdi Malkaj) të shkruaj një pikpamje të pashfaqur më parë. Se në mullirin e kujt çon ujë , kjo pikpamje, e lë në dorë të lexuesve të faktor.al.
Po konsumonim një kafe midis miqsh, mes të cileve një profesor në Universitetin e Arteve, bashkë student me Kryeministrin, vetem se tre apo katër vite më i ri, u hap si temë teatri. Menjëherë sytë i drejtuam nga profesori për të vjel një mendim profesional, për teatrin, pa e cekur temën e kullave. Teatri ka akustikë fantastike, dy salla e kanë në Shqipwri atë akustikë, ku aktori nuk e ka të nevoshme për të qëndruar me fytyrë nga salla për të dëgjuar mirfilli edhe spektatori në fund të sallës, tha profesori. Më tej duke parë interesin tonë vijoi, ai teatri edhe salla tek Artet kanë këtë akustikë, e cila është miqsore me kordat e zërit të aktorit, edhe e ëmbël për veshin e dëgjuesve.
Po turbina si të duket, pyeti një mbështetws i prishjes së teatrit? Turbina, nënqeshi profesori, spektatori nga fundi i sallës, mund ta përdori për biblotekë me sfond aktorësh, nga ku zëri i aktorëve i ngjanë ushëtimave të motit, asnjëherë i njëjti ton. Po edhe me këtë tallash siç thota Kryeministri nuk rrihet i tham një zëri. Nuk e di çfarë mendon Kryeministri sot tha profesori, por ka qenë më i dashuruar me drurin se me betonin. Profesori dha një informacion interesant që duhet ta elaburojnë edhe aktorët, teatri i Napolit është me dru, madje është djegur disa herë, edhe sërish me dru është bërë. Pas këtij diskutimi, si gazetarë, me shkollim Gjuhë-Letërsi, i shtrova një pyetje vetes, mos vallë Kryeministri na ka futur në këtë valle, se e di që sallat e teatrit kanë vlera, jo vetëm historike siç po i mëshohet fort. Po Universiteti i Arteve a do prishet? Pasi i njwjti stil është? Kush do ndërtohet para kullat apo teatri? Këto pyetje duhet ti shtrojmë në protestën e vijueshme të teatrit.

more recommended stories

loading...