Mbi perspektivën e nje proteste të re studentore

Nga Marlin Muca

Dita e sotme shënon fundin e shortisë magjepsëse të Paktit për Universitetin. Në median e shkruar qe shkruar e zeza në të bardhë se tarifat universitare do të ishin të njejtat me ato të para dhjetorit 2018. Pakti per Universitetin ishte alibia e një mase të madhe studentësh që kërkonin rifillimin normal të procesit mësimor në Fakultete. Carja e madhe që krijoi Pakti u shfaq haptazi në janarin që lamë pas, me përplasje nga verbale e deri te ato të dhunshmet mes studentëve që zaptuan ambientet e fakulteteve dhe të tjerëve të cilët, qoftë vetë apo të nxitur politikisht kërkonin shuarjen e protestës dhe kthimin në auditore. Rezistenca studentore u mpak dhe dalëngadale filloi të merrte trajtën e një konflikti civil mes dy grupeve studentësh. Shumica e studentëve, ajo që mbushi sheshet dhe rrugët e Tiranës në dhjetorin e lavdishëm e energjik, qëndronte pasive duke par vdekjen e e kauzës që i iku nga duart. Nëse 4 dhjetori i Inxhinierisë së Ndërtimit simbolizoi vrullin rinor në kërkim të një të ardhmeje më të mirë për veten, 11 shkurti i hapjes së Fakultetit të Drejtësisë mbarti ngjyrimin e purpurt të perëndimit të pranverës së acartë studentore që po binte për t`i lënë vendin 1, 2 100 stinëvë që do t`i ngjanin përjetësisht njëra tjetrës. Kishte dicka prej Mesjete ajo mbrëmje kur të fundmit e studentëve të drejtësisë braktisën barrikadën e tyre. Një lloj dorëzimi kalorësial, që të rikthente pas në kohë kur kalatë braktiseshin vetëm pasi sternat e tyre mbusheshin nga plloca gjaku. 6 muaj pas asaj date, studentët e lidhur ngushtë me kujtimet e dhjetorit vazhdojnë akoam të përndiqen nga dëshira e ethshme për ta ringritur prapë atë protestë, me entuziazmin e ditë të para dhe sigurisht, pa gabimet miturake të atyre ditëve. Në rreshta e mëposhtëm do të mundohem me modesti t`i jap zgjidhje disa problemeve kyce që ngacmojnë nervat e të gjithë atyre studentëve që duan ta rishohin njëri tjetrin në rrugë për një kauzë të drejtë e të përbashkët.
Fillesa
Lënia e një orë dhe vendi të përbashkët nuk bën gjë tjetër vecse i krijon mundësi pushteti të spekulojë mbi identetitin e atyre që marrin përsipër të organizojnë protestën. Do të ishte mirë që protestën ta fillohej në një Fakultet e më pas, ditën e nesërme, strukturat e mbetura pas protestës së fundit studentore të mobilizonin studentët në të gjitha Fakultetet duke lënë orare të saktë për marshimet, bllokimet dhe në fund takimin e e të gjithë vektorëve në destinacionin e përbashkët.
Vendi
Vendi i protestës studentore duhet të jetë te Ministria e Arsimit. Pavarësisht se nuk ka sens të protestosh përpar një institucioni që vitet e fundit nuk është bërë gjë tjetër vecse zgjatim i Kryeministrit dhe Kryeministrisë, sheshi para këtij të fundit është kthyer në atë lloj hotspoti politik që studentët nuk duan kurrsesi të bëjnë pjesë. Ministria e Arsimit është një vend përbashkues ku të gjithë ndihen të sigurtë nga gogoli politik që të kap zgjuar ditën.
Kërkesat
Kërkesat duhen po të njëjtat me ato që Këshillat Studentorë paraqitë në tetor. 8 kërkesat e atëhershme ishin përbashkuese dhe i jepnin zgjidhje një sërë problematikave kyce për arsimin e lartë. Dicka që duhet bërë ndryshe nga hera e kaluar është autenticiteti i atyre që shkruajnë pikat. Këshillat Studentorë nuk duhen të kenë turp nga puna e tyre dhe duhet të dalin në pah për të marrë përgjejgësitë politike që i takojnë.
Format
Gjëja më idiote që është bërë ndonjëherë në mbledhjet studentore është diskutimi i mënyrave dhe formave lidhur me vazhdimësinë e protestës. Njerëz të cartur që donin të shpalosnin njohuritë e tyre mbi filozofinë dhe historinë njerëzore harronin se studentët nuk kishin zgjedhur përfaqësi dhe për këtë cdo vendim I një grupi të ngushtë apo qoftë dhe kolegjial e me bazë të gjerë, do të ishte krejt absurd I parë në shpjegimin e dhënë më lart. Dinamika e një proteste pa kokë I lihet zhvillimeve në shesh dhe dëshirës së njerëzve për të berë dhunë ose paqe. Nëse një ditë prtoesta studentore do të ringrihet dhe studentët vendosin të ndjekin pot ë njëjtën tekninë organizimi si më parë, atyre duhet t`iu lihet vetë në dorë të zgjedhin formën e mënyrën e reagimit të tyre. Nëse dikush do të bëjë dhunë, le ta bëjë dhunën. Nëse shumica do paqe, ajo nuk duhet dhe nuk mund të pengojë individë që kërkojnë dhunë njëlloj si blegërimat e deleve te Ferma e Kafshëve. Kur nuk zgjedh përfaqësi apo komision drejtues, ti i heq përfundimisht kularin pakicës për të vepruar ashtu si do apo kërkon shumica.
Kohëzgjatja
Tejzgjatja është simptoma kryesore e mungesës së zgjidhjes dhe vizionit. Protesta nuk duhet të jetë më shumë se një apo dy ditore. Kështu shmanget dhe carja e pritshme e atyre që kanë frikën e të ngelurit mbrapa me mësime. Një protestë massive një apo dy ditore jep të qartë mesazhin dhe nuk i lodh studentët.
Kaq për sot nga manuali se si duhet të bëhen protestat. Shkruhemi kur të vijë shkulmi i rradhës i apolitikëve që duan ta ngrene protestën nga chatet e instagramit.

more recommended stories

loading...