MANIAKU| Një vit rresht përndiqte 19-vjeçaren, i shkaktonte ankth

Një 28-vjeçar është proceduar penalisht në Kuçovë pasi kishte një vit rresht që përndiqte një 19-vjeçare. Procedimi ndaj tij ka nisur pas denoncimit të së resë e cila është shprehur se ky shtetas i shkaktonte gjendje ankthi dhe frike.

Njoftimi i policisë:

Berat më datë 08.07.2019, filloi proçedimi penal në ngarkim të shtetasit me iniciale A. H, 28 vjeç, banues në Kuçovë.

Proçedimi penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm u bë në bazë të kallëzimit të shtetases me iniciale S.C, 19 vjeç, banuese në Kuçovë, e cila pretendon se, ka një vit që përndiqet në mënyrë të vazhdueshme, nga ky shtetas, duke i shkaktuar gjendje ankthi e frike.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprë penale ”Përndjekja”. Neni 121/a, i Kodit Penal.