“Historia e rezistences fillimisht intelektuale e me pas qytetare per mbrojtjen e nje objekti kulturor ne qendren historike te Honoluluse”.

Nga Julian Nura

Na ishin nje here nje grup inxhinieresh dhe arkitektesh qe e donin shume profesionin e tyre.
Ata ishin edhe shume atdhetare njekohesisht.
Ishin betuar se dijet e tyre do i vinin plotesisht ne funksion te zhvillimit te vendit dhe ruajtjes se vlerave qe ai mbart.
Lajmi se nje godine e vjeter historike rrezikonte te shembej u kishte rene ne vesh.
U mblodhen e u mobilizuan per te pare c’mund te benin per t’a shpetuar.
Objekti ndodhej diku ne qender te Honoluluse.
Ne pamje te pare dukej i dhene e veshtiresisht i rikuperueshem.
E megjithate si intelektuale qe ia donin te miren vendit vendosen te benin nje analize ekzakte te gjendjes ekzistuese te nderteses pasi siç e permendem dhe pak me siper e ndjenin si detyrim te ruanin vlerat historike, arkitektonike, inxhinierike e te trashegimise se vendit.

-Keto vendime nuk mund te merren nga politikanet, -thane, te pakten jo pa u konsultuar me ne.

Prane hyrjes se objektit takuan nje burre plak.
Kur u prezantua, njeri prej arkitekteve kuptoi qe kishte perballe historianin me te madh te vendit.

-Arsyeja pse shume nga ju nuk me njihni eshte se u bene rreth 30 vjet qe nuk ma merr njeri mendimin. -u shpreh me nje mimike prej te zhgenjyeri burri i vjeter.
-As neve s’po na pyesin fare. -ia ktheu njeri prej profesionisteve te grupit.
-Ne kete godine eshte zhvilluar per shume vite kultura e jane luajtur pafund shfaqje me qellim edukimin e argetimin e spektatoreve.
Kane luajtur aktoret me te medhenj te koherave e kane marre pjese ne shfaqje me mijera njerez.
Mirepo seç dolen ca “profesioniste” qe thane se objekti rrezikon te shembet e nga frika se mund te bjere nga momenti ne moment e mund te zere ndonje poshte, autoritetet e kujdesshme menjehere moren vendimin te bejne nje shembje te kontrolluar e te ndertojne aty dicka me te sigurte. Jeta e njerezve vjen e para. -do kene menduar (u sqaroi me mire çeshtjen historiani profesionisteve).
-Meqe qenka keshtu puna, shpresojme te mos rrezohet deri sa te mbarojme ne me analizat. -thane profesionistet çuditerisht njezeri (them çuditerisht pasi eshte e veshtire te sinkronizohen rreth 80 veta per te thene ekzaktesisht ne te njejten kohe fiks te njejten fjali).

Pas studimeve rezultoi se ndertesa ishte e afte te perballonte termetet deri ne 9 ball te shkalles VELIAJ, goditjet e topit te gjermanit te perdorur ne luften e dyte boterore dhe propaganden e felliqur te qeverise se Honoluluse, pasi kishte nje strukture shume te forte me kollona te trasha, shume prane njera tjetres, me shume beton e hekur e nje shtrese te trashe prej betoni te armur si themel.

Qe nuk do shembej ai objekt, ate e dinin te sigurte pasi partia opozitare e Honoluluse kishte angazhuar militantet e saj per ta mbrojtur qofte edhe me jete. Ca djem e vajza te vendosur per t’i shkuar deri ne fund.
U bente pak pershtypje se pse ajo opozite nuk therriste nje proteste te madhe kombetare per ta mbrojtur objektin, por kishte vendosur ta mbronte vetem me deklarata e me militante te zellshem (duhet thene), megjithate ishin besimplote.
Vendosen te hapnin lajmin se objekti nuk kishte rrezik shembjeje e kishte mundesi te rikonstruktohej duke theksuar se ja vlente te behej dicka e tille per vlerat qe ajo ndertese kishte.
Pas kesaj e gjithe Honoluluja u çua ne kembe per t’a mbrojtur, me protesta masive, derisa qeveria e atjeshme u terhoq.

Keshtu e tregojne historine e nje objekti kulturor te arkitektures racionaliste qe ndodhet sot i rikonstruktuar e madheshtor ne qendren historike te Honoluluse.
Ngjan pak si histori me Teatrin Kombetar por qe s’ka lidhje me te.

more recommended stories

loading...