E vërtera është që kanabis nuk ka, por as na mbaron!?

Tre zyrtarë të pyjeve në Korçë dhe një kryetar fshati janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit.

Policia e Korçës thotë se 4 personat janë proceduar në kuadër të operacionit “Denas”, i cili u finalizua dy ditë më parë me arrestimin e dy personave për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje.

Të proceduarit janë:

• S.Z, (me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit Korçë),

• M.B, (me detyrë teknik i pyjeve për zonën e njesisë administrative Voskopojë, Lekas në sektorin pyjor pranë Bashkisë Korçë),

• F.B, (me detyrë roje i pyjeve për zonën e mësipërme),

• I.A, (me detyrë kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje).

“Procedimi ndaj tyre filloi pasi, këta shtetas dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, thotë policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.