Marilyn Monroe | 25 thënie të gruas, që ashtu si diamantet, miti që krijoi shkëlqen përgjithmonë

Ndërroi jetë në 5 Gusht 1962. Marilyn Monroe. Bionde e mrekullueshme me një zë kadife, një përzierje e çuditshme misteri, erotizmi dhe pafajësie. Si një frut i shijshëm që dukej gati të shpërthente nga lëngjet e tij, dinte të mishëronte por edhe të lindte dëshira. Një foto me fytyrën e saj të përsosur ishte e mjaftueshme për të mbushur dhe për ta “dashuruar” ekrani. Marilyn ishte tashmë simboli i dëshirave më të fshehta mashkullore. Një nga biografët e saj, John Miner, shkruan për të sikur sapo të kishte dalë, veshur dhe zbukuruar, nga një kuti çokollatsh. Sensualiteti i saj ngjante me biletë për në parajsë. Atë parajsë që e kërkoi dëshpërimisht në jetën e saj të shkurtër. Qëllimi i saj ishte të gjente një ekuilibër midis burrave, famës dhe artit. Sidoqoftë, kishte arritur, t’u provonte të gjithëve se mund të ishte bionde dhe e pa shkolluar, për shkak të fëmijërisë së saj të vështirë, por ishte inteligjente, instinktive dhe yll i lindur. Nënndërgjegjja e trazuar me një histori të rëndë familjare, gjyshja, gjyshi dhe nëna e saj ishin shtruar në spital mendor, ndërsa xhaxhai i saj kreu vetëvrasje, mbase janë motivet që do ta shtyjnë, përmes ndërlikimeve dhe vonesës në kohë, në aktrim. Marilyn arriti të shkëlqente në filma ku shfaqej edhe nëse do t’i duhej të matej me gjigantë. Tre divorce në jetën e saj, me Dowert, Joe Di Maggio dhe Arthur Miller. Shumë flirtime dhe themelimi kompanisë së prodhimit të filmave të saj. Popullsia mashkullore çmendej për aktoren marramendëse bjonde, simbolin absolut të seksit. “Lavdia është si havjari. Havjari është i mirë, por nuk mund ta kesh çdo ditë”, thotë ajo në intervistën e saj të fundit të botuar në revistën LIFE. Një muaj përpara se të “ikte” përgjithmonë … herët të Dielën në mëngjes, 5 gusht 1962, në shtëpinë e saj në periferinë Brentwood të Los Angeles. Le të kujtojmë disa nga thëniet e Marilyn … “Mendoj se gjithçka ndodh për një arsye. Njerëzit ndryshojnë në mënyrë që të mësosh t’i lejosh të largohen, gjërat shkojnë keq, kështu që t’i vlerësosh kur shkojnë mirë, beson gënjeshtrat në mënyrë që me kalimin e kohës, të mësosh mos t’i besosh askujt përveç vetes, dhe ndonjëherë gjërat e mira gremisen për t’u krijuar më të mira”. “Duhet t’u tregojnë të gjitha vajzave kur janë të reja se janë të bukura, edhe nëse nuk janë”. “Nëse mund ta bësh një vajzë të qeshë, mund ta bësh që të bëjë gjithçka”. “Jemi të gjithë yje dhe meritojmë të shkëlqejmë”. “Asnjëherë nuk jam tallur me askënd. Kam lënë njerëz të tallin veten e tyre. Nuk e merrnin mundimin të zbulonin se kush dhe çfarë isha. Përkundrazi, krijuan një karakter për mua. Nuk i kundërshtoja. Natyrisht që donin dikë që unë nuk isha”. “Iluzionet e mia nuk kishin të bënin me të qenit aktore e mirë, pasi e dija që isha cilësi e tretë. Madje mund ta ndieja mungesën e talentit tim, thua se ishin rroba të lira që i mbaja nga brenda. Por, Zoti im, sa shumë doja të mësoja, të ndryshoja, të përmirësohesha. Isha në ditar, por kurrë në orën time”. “Nuk e di kush shpiku takat e larta, por të gjitha gratë i detyrohen shumë!” “Më pëlqen të bëj gjëra që censuruesit nuk do t’i kalojnë”. “Një vajzë e zgjuar puth, por nuk dashuron, dëgjon por nuk beson dhe largohet para se të largohen”. “Hollywood është një vend ku të paguajnë një mijë dollarë për një puthje dhe pesëdhjetë cent për shpirtin tuaj. E di sepse refuzoja propozimin e parë shumë shpesh dhe vazhdova të refuzoj pesëdhjetë cent-ët”. “Kush tha që netët janë për të fjetur?”. “E dija se i përkas publikut dhe botës, jo vetëm sepse isha e talentuar apo edhe e bukur, por sepse nuk i përkisja kurrë diçkaje ose ndokujt”. “Qentë nuk kafshojnë kurrë. Vetëm njerëzit”. “Shumë shpesh mjafton të jesh me dikë. Nuk kam nevojë t’i prek. As të flas me ta. Një ndjenjë kalon midis nesh. Nuk je vetëm”. “Djemtë mendojnë se vajzat janë si librat. Në qoftë se kopertina nuk tërheq vëmendjen e tyre, nuk marrin mundimin të lexojnë çfarë ka brenda”. “Bashkëshortët janë veçanërisht të mirë si dashnorë kur tradhtojnë gratë e tyre”. “Bota e ka zakon të më shikojë sikur jam ndonjë lloj pasqyre, sesa një person. Nuk më shohin mua, por shohin vetë mendimet e tyre të turpshme, dhe më pas fshihen nën një maskë të rreme dhe më quajnë mua të paturpshme”. “Një vajzë i njeh kufijtë e saj, por një vajzë e zgjuar e di se nuk ka asnjë”. “Trupi është bërë që ta shikojnë, dhe jo të jetë plotësisht i mbuluar”. “Jam egoiste, e paduruar dhe pak e pasigurt. Bëj gabime, jam jashtë kontrollit dhe nganjëherë është e vështirë për t’u kontrolluar. Por nëse nuk mund ta bësh kur jam në gjendjen time më të keqe, atëherë patjetër që nuk meriton të më kesh kur jam mirë”. “Çfarë vesh në shtrat? Por sigurisht Chanel No. 5”. “Sa e gabuar është që një grua të presë që burri t’i krijojë botën që dëshiron, në vend që ta krijojë vetë”. “Rrobat e tua duhet të jenë mjaft të ngushta për të treguar që je grua dhe aq të lirshme për të treguar se je zonjë”. “Kam qartësisht një grua dhe e shijoj”. ‘Prapa makijazhit dhe prapa buzëqeshjes, jam thjesht një vajzë që do gjithçka”. “Nuk më intereson të jetoj në një botë maskiliste, mjafton të jem një grua brenda saj”. “Eshtë më mirë që e gjithë bota t’ju njohë, edhe si një yll seksi, sesa të mos ju njohë fare”.

Ngjarje nga Historia Botërore.