A është Shqipëria vend i jetueshëm?



Nga Indrit Vokshi

-U kapën ata që vidhnin dritat.

-U shembën edhe ndërtimet pa leje dhe me leje.

-U godit edhe Lazarati.

-Ikën edhe policët me bark dhe erdhën police me manikyr.

-U mbyllën edhe universitete private.

-U bë edhe reforma në arsim. U bë edhe reforma në shëndetësi.

-U bë reforma territoriale.

-Në bujqësi u investua sa 30 vite të marra së bashku.

-Turizmi shkoi 10 milion vetë.

-U bë edhe 30 qershori, se do mbrohej kushtetuta.

Por pyetja që lind; A është Shqipëria sot një vend më i mirë, më i jetueshëm dhe më prestigjoz se dje?

Biem dakort se jo. Socialistë e demokratë, biem dakort se nuk është Shqipëria më e mirë se dje.

Po nëse u bënë të gjitha këto reforma, si ka mundësi që nuk është më e jetueshme Shqipëria?

-Se i arrestuam fukarejt për drita, por u vodhën 4 milion euro brenda natës me shit-blerjen e energjisë.

-Shembën ndërtime pa leje dhe po betonizojnë e shkatërrojnë Tiranën me kulla parash droge.

-U godit Lazarati por u mboll gjithë Shqipëria.

-Ikën policët barkderra por erdhën disa policët derra e me shirit derri, pra trafikantët.

-U mbyllën disa universitete private por vetëm kaq.

-U bë reforma në arsim por skemi mësues më të arsimuar.

-U bë reforma në shëndetësi por u fal buxheti me konçesione.

-U bë reforma territoriale por ishte vetëm për gardhe elektorale.

-U investua në bujqësi por edhe prasi dhe lopët qeshin me ketë gënjeshtër.

-Turizmi shkoi 10 milion vetë por duhet të jenë futur të gjithë më det, se shezlonet ishin bosh dhe plazhet ishin shkretë.

-U mbrojt edhe kushtetuta me 30 qershor por paralelisht u bë një krim edhe më i madh kushtetues me mbushjen e kutive të votimit.

Pra Shqipëria nuk është vend më i jetueshëm sepse për çdo fushë ku është thënë po ndërmarrim reformë është kryer një krim 10 herë më i rëndë.

Zgjidhja nuk vjen prej hanë as prej jupiteri, vjen prej këtu; Qeveri e re e Partisë Demokratike.