SPORT| Presidenti i Schalkes 04 pezullohet nga detyra

Klubi i Schalke 04-ës është përfshirë në një polemikë, e cila e ka çuar në pezullimin për 3 muaj të Presidentit Klemens Tënies, për shkak të fjalëve diskriminuese që ai ka tha. Në fakt, nuk bëhet fjalë për racizëm, por Këshilli i Etikës së Klubit, e ka gjetur atë fajtor për fjalët që ka thënë. “Ne duhet të financojmë për hidro ose termocentrale në Afrikë, në mënyrë që ata të mos i presin më pemët dhe të mos bëjnë më fëmijë kur është errësirë”, – pati thënë Kreu i Klubit Gjerman. Por Këshilli i Etikës së Klubit, i përbërë nga 3 gjykatës, një komerçialist dhe një pastor ungjillor, ka marrë masën e pazakontë për Presidentin e Schalke 04-ës, edhe pse ai i tha këto fjalë gjatë një fjalimi javën e shkuar gjatë një aktiviteti që nuk kishte lidhje me sportin. Ndëshkimi prej 3 muajsh nuk pritet t’i japë fund polemikave që kanë lindur në opinionin publik, teksa Tënies rrezikon të përjashtohet nga klubi ku ai shërben në detyrën e kreut të këshillimit mbikëqyrës, ndërsa e financon Shalke 04-ën prej 25 vjetësh tashmë. Të enjten e shkuar, gjatë një fjalimi në publik, pati deklaruar se në vend që të rriteshin taksat, ishte më mirë të financohej ngritja e hidro apo e termo-centraleve në Afrikë. “Kështu ata nuk do t’i presin më pemët dhe nuk do të bëjnë më fëmijë kur është errësirë”, – pati shtuar Presidenti i klubit gjerman. Panvarësisht ndjesës së kërkuar prej tij dhe klubit, reagimi nga opinioni publik ka qenë mjaft i fortë, duke nisur nga njerëzit e thjeshtëe deri tek ish-futbollistët apo futbollistët aktualë, tek presidentët e klubeve të tjera apo edhe politikanët, të cilët i kanë dënuar fjalët e kreut të klubit të Gelsenkirshenit, i cili tanimë mund ta kryejë sërish këtë detyrë, pas një pauze prej 3 muajsh. Por, nëse klubi e ka shpëtuar në një fare mase Presidentin e tij, tanimë është Federata Gjermane që e ka marrë çështjen në dorë, teksa Komisioni i saj i Etikës ka nisur hetimet.