Legalistët kërkojnë rikthimin e Xhandarmërisë për të vënë ligj e rend, jo polici me maska

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami permes një komunikimi ka deklaruar se janë për rikthimin e trupës së Xhandarmërisë.

“Kerkojme kthimin e xhandarmarise.

Partia Levizja e Legalitetit, duke pare situaten aktuale te rendit ne vend, eshte e bindur ne piken e saj programore se vetem kthimi i xhandarmarise kombetare do te bende te mundur vendosjen e rendit dhe te qetesise.

Forma e organizimit te xhandarmarise sot ne Europe eshte teper rezultative dhe gjithashtu, kjo forme e organizim ne vendin tone eshte provuar gjate mbreterise te Mbretit ZOG I, ku kishte rend dhe qetesi si asnjehere tjeter.

Realizimi i kesaj pike programore do te jete gjithmone nje nder prioritetet tona”, shkruan Axhami.

Kujtojmë  që edhe kreu i opozitës Basha kur ishte ministër i Brendshëm ka draftuar ligjin dhe strukturën e Xhandarmërisë në vend për të vënë ligj e rend.