Juventusi pranon ofertën e gjigantit nga Londra për Dybalan

Paulo Dybala vazhdon të jetë edhe më tej ndër emrat më të përfolur në afatin kalimtar të kësaj vere.

Pasi dështoi shkëmbimi mes tij dhe Romelu Lukakus, tani raportohet se Paulo Dybala pritet të transferohet te skuadra tjetër angleze, Tottenham Hotspur.

Madje, ‘Goal’ raporton se Juventusi ka pranuar ofertën prej 70 milionë eurove të Spursave. Dhe, tani ka mbetur që vetëm edhe sulmuesi argjentinas të arrijë marrëveshje me klubin nga Londra.

Dybala pati një rënie në formë sezonin e fundit, duke shënuar vetëm 10 gola. Kurse, vetëm një sezon më herët ai kishte arritur shifrën e 26 golave.

Kujtojmë se afati kalimtar i verës në Angli mbyllet të enjtën, më 8 gusht./