Politikë në pisk të vapës

Erand Likuçi
Shqipëri tatëpjetë, keq ka qenë, më zi me Ramën do të jetë. E nisa me modifikimin e thënies së famshme ‘Selanik o tatëpjetë, siç ka qenë ashtu do të jetë’, pasi Shqipëria po degradon dita-ditës. Kur jeton me korrupsionin, skamjen, padrejtësinë, e të gjitha fjalët e këtyre familjeve morfologjike, mësohesh, por kur ta venë në pah qyetarët perëndimorë, është pak e dhimshme. Para dy ditësh teksa shoqëroja një mikun me kombësi perëndimore, pasi vizituam disa vende historike dhe kultorore, ku prekëm me dorë varfërinë, po më thonte si ka mundësi që votoj kjo qeverisje. Por përpos një shpjegimi sipërfaqësor nuk u merrnim shumë me çështje politike.
Kështu menduam që nja disa ditë ti kalonim në Jug. Si fillim çmimet, pastaj gjërat e tjera, por natyra jonë e mrrekullueshme na bëri ti harrojmë, gjërat që rëndom ndodhin tek ne. Së pari për informacion të ministrisë së Turizmit pushueshit çek dhe polak, kanë një rënje në jug, këtë si lajm nuk e paraqet ER-TV, sigurisht edhe ata media që ja bën politikën editoriale kryeredaktori i ERTV. Së dyti ajo që habiti, mikun tim me kombësi Perëndimore ishte një episod. Nga ky spontanitet lexuesi i Faktor.al me zgjuarsi më minimale e kupton se cili është rezultati. Shkuam në plazh, ku dëgjojmë piskamën e një tip pronari plazhi tek i fliste një punotori rreth të gjashtëdgjetave, me një gjuhë huligane.
Miku perëndimor u bë kurioz edhe tha ta pyesim pak pse si qysh tek. U shqiptarizove se të pelqenkan tashmë thashethemet i thash. E pyetëm na dha një përgjigje, është zaptues i ri, nga malësitë e jugut, krahu i djathtë i një biznesmeni që në media cilësohet si oligark i cili ka zaptuar shumëçka në Shqipëri, përfshi edhe thela të mëdha nga bregdeti. Ky tha punëtori, na detyroi të votojmë, jo për një vend pune, se ne e mbajmë veten edhe me buqësi, por na tha djalin që ke në qytet, pa punë, shtëpia do të prishet, edhe sa ta presësh edhe gjyqet me gjyqtarë që i kemi ne, je i humbur. Ke dy rrugë, o të më vrasësh ose të jesh shërbëtor i im. Unë tha punëtori zgjodha këtë të dytën, prandaj duroj gjithçka. Shko në polici tha direkt miku im perëndimor, qeshi dhe iku, duke thënë nëpërdhëmb ishalla është gazetarë ndërkombëtarë. U kthye prap policët këta i vejnë, i kanë si roje, por mos e nga o djalo, se nuk bëhet më ky vend. Ka si ty, e pyeti miku im perëndimor, po të gjithë jepi shërbëtor për zaptuesit e natyrës së fshatit tonë. Po pse nuk reagoni, ju duhet të ngriheni ta shporni, është e papranueshme kjo situatë. Unë sdija çfar ti thoja, si tja shpjegoja, por punëtori më ndihmoj, unë dua t’i tërheq zvarrë, por stë lini Ju ndërkombëtarët jo dhunë, pra të rrimë shërbëtorë.
Nëse ju do thoni që populli ka të drejtë të ngrihet kundër padrejtësive, i ke të gjithë në shesh, sdo pyesi më njeri çfar thota ky apo ai, thjeshtë do marrim fatet tona në dorë. Ama i tha punotori, shteti yt më thota mua mos e dhuno institucionin, kurse kur më “përdhunon” institucioni mua, sdel kush të thota që po dhunohet qyetari. Kur po kthehemi pas një procesi reflektues dhe heshtje, miku im perëndimor tha:” Pa dashje edhe ne po e mbështesim këtë qeveri. Duhet me patjetër që të ketë një diçka ekstreme, që edhe Ne të na hapen sytë. Shkurt la të kuptohej, që duhet të veprojmë vetë si popull, jo të presim nga ata që kanë pasaportë amerikane apo europiane…

more recommended stories

loading...