Datat kur fillojnë kampionatet europiane: Këto janë ndeshjet hapëse

Përgatitjet parasezonale të skuadrave po shkojnë drejt fundit dhe tashmë jemi në prag të fillimit të sezonit të ri në kampionatet përkatëse.

Nga top pesë ligat europiane, Premier Liga dhe Ligue 1 fillojnë të parat, më 9 gusht. Në Angli ndeshja hapëse është ajo mes Liverpoolit dhe Norwich City, kurse në Francë ajo mes Monacos dhe Lyonit.

Kurse, La Liga dhe Bundesliga fillojnë me 16 gusht. Athletic Bilbao – Barcelona dhe Bayern Munich – Hertha Berlin janë ndeshjes hapëse në Spanjë e Gjermani.

Ndërkaq, Serie A fillon më 24 gusht. Parma – Juventus dhe Fiorentina – Napoli janë ndeshjet e para që zhvillohen në kampionatin italian.