OREKS | Çfarë i ndodh trupit nëse e hani vetëm një kastravec në ditë?

Qysh nga kohërat e lashta, trangujt janë përdorur në Indi në gjellëra të ndryshme, ashtu sikur edhe mjekime tradicionale.

Kjo, për shkak se në vende të nxehta si India, trangujt e mundësojnë hidratimin dhe ftohjen e duhur për trupin e njeriut.

Dhe ky nuk është i vetmi përfitiim që ky frut e ka (po, trangulli është frut dhe jo perime).

Më poshtë po ju sjellim disa prej përfitimeve më të rëndësishme shëndetësore që do t’i keni nëse trangullin e përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

Në fakt, mjafton të hani një trangull në ditë që të ndiheni shumë më mirë me shëndet dhe jo vetëm, raporton faktor.al

Do të jeni më të mbrojtur nga sëmundjet mendore

Fisetini që është i pranishëm në tranguj është vërtetuar se është shumë i rëndësishëm për një shëndet më të mirë të trurit.

Trangujt përmbajnë fosfor, mungesa e të cilit është e lidhur me rrezikun më të lartë të sëmundjeve mendore.

Prandaj, konsumimi i trangujve e mban trurin tuaj shumë më të shëndetshëm derisa rrit edhe koncentrimin tuaj jashtëzakonisht shumë.

Ju ndihmon të humbni peshë më shpejt

Sasia e lartë e ujit që e përmbajnë trangujt ju ndihmon që të ngopeni më shpejt, duke e kontrolluar kështu edhe mbikonsumimin e ushqimeve që mund t’ju pengojë që të humbni peshë.

Trangulli po ashtu nuk përmban yndyrna dhe është një frut që ka shumë pak kalori.

Prandaj, është një zgjedhje e shkëlqyeshme për këdo që përpiqet që të humbë peshë ose ta mbajë atë nën kontroll.

Zvogëlohet rreziku nga kanceri

Fisetini, një flavonoid që ka ngjallur interes të madh në mesin e studiuesve të kancerit, është i pranishëm në tranguj.

Përveç vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore, ky flavonoid ndërlidhet gjithashtu me uljen e rrezikut për lloje të veçanta të kancerit.

Do të keni tretje shumë më të mirë

Trangujt përmbajnë fibra dietike dhe një sasi të konsiderueshme uji që ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në tretje më të mirë.

Vitaminat që gjenden në tranguj ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e funksionimit të sistemit tretës.

Konsumimi i një trangulli për çdo ditë mund ta ndihmojë shumë punën e zorrëve.

Trupi juaj do të jetë shumë më i hidratuar

Rreth 95% të përbërjes së trangullit është ujë. Konsumimi i tij çdo ditë e përmirëson nivelin e përgjithshëm të hidratimit në trupin tuaj që ndikon në shëndetin tuaj në një mënyrë pozitive.

Nëse jeni nga ata që nuk pini sa duhet ujë, atëherë hani një trangull