SPORT | 200 milionë euro, blerja me e shtrenjtë në histori të Bayernit

Vetëm pak ditë më parë shefi ekzekutiv i Bayernit kritikoi skuadrat e mëdha të futbollit Europian për shpenzimet e çmendura dhe kthimin e lojës më popullore të planetit në një biznes milionash.

Por si për ironi të fatit, kampionët e Gjermanisë shpenzojnë 200 milionë Euro për një lojtar të vetëm.

Leroy Sane’ po përgatitet të hyjë në historinë e Bayernit pasi ka arritur akordin me formacionin bavarez, dhe do të paguhet 200 milionë Euro, 100 për Mancester Sitin dhe po kaq për futbollistin e përfaqësueses gjermane, të shpërndarë në vitet e kontratës.

Skuadra e Niko Kovac kishte nevojë për një lojtar cilësor në repartin ofensiv, pas largimeve të Roben, Riberi’ dhe Hames Rodrigez. Pikërisht për këtë bavarezët menduan të vendosin bastin më të madh në historinë e tyre, blerjen e talentit Leroy Sane’ që do të marrë 20 milionë Euro në sezon.