NUR| Modë, getat festojnë 60 vjetorin

Për disa, nuk është gjë tjetër veçse një pale çorape të ngjitura pas të mbathurave, një aksesor që në përgjithësi meshkujt e konsiderojnë një shues-pasioni. Por koha i ka dhënë të drejtë shpikësit të saj, sepse pavarësisht kohës ato mbeten aksesori më i përdorshëm për femrat.

Getat festojnë 60 vjetorin e krijimit të tyre. Komode, praktike dhe revolucionare, për modën ato janë një nga simbolet e emancipimit femëror, njësoj si minifundet dhe xhinset. Gjithçka nisi pas zbulimit të najlonit.

Për të gjithë, getat janë konsideruar një veshje kontroverse aq sa joshëse dhe tërheqëse. Burrat, zakonisht nuk i duan dhe i konsiderojnë një ‘gurë varri’ që pengon pasionin. Komode dhe praktike ato janë bërë një aksesor i pazëvendësueshëm për femrat. Nuk është rastësi që presidenti rus Michail Gorbaciov premtonte ‘sapun, sallam dhe geta’, kur në fund të viteve Tetëdhjetë dhe në fillim të viteve Nëntëdhjete Bashkimi Sovjetik filloi të shpërbëhej dhe ishte në vështirësi ekonomike.