Mbushi 107 vjeç| Sekreti jetëgjatësisë? Nuk u martova


Një e moshuar që festoi ditëlindjen e saj të 107, ndau sekretin e saj se për të pasur një jetë sa më të gjatë.

“Qendrova beqare”!-tha zonja Signore.

Louise Signore, e cila jeton në Bronx në New York, mban një dietë të shëndetshme dhe e ushtron rregullisht atë. Por ajo beson se arsyeja e vërtetë pse ajo ka gëzuar më shumë se një shekull jetë, është sepse ajo kurrë nuk u martua.

“Unë mendoj sekretin e 107 viteve të mia dhe them se është qe unë kurrë nuk u martova. Unë mendoj se ky është sekreti”.

Signore festoi historinë e saj me një ditëlindje në Qendrën e Komunitetit JASA Bartow, në Qytetin Co-op, ku morën pjesë më shumë se 100 te ftuar.