2 gusht – 27 vjet nga Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

– 2 gusht – 27 vjet nga Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë –

Data 2 gusht tashmë ka hyrë kalendarin historik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Përkujtohet fronëzimi i Kryepiskopit të parë pas shkatërrimit të sistemit komunist dhe nisja e një periudhe të re ringritjeje nga gërmadhat të kësaj Kishë martire. Viti 1992 gjeti një Komunitet Orthodhoks me pak kisha që kishin shpëtuar shkatërrimit, pa objekte administrative, pa klerikë dhe me besimtarë të mbajtur me dhunë larg Kishës dhe të edukuar që të mohonin Perëndinë.

2 gusht 1992 u bë ceremonia e Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, në të cilën besimtarët orthodhoksë, pavarësisht tentativave të atyre që donin të ndalnin ecjen përpara të Kishës sonë, dëshmuan mbështetjen për Kryebariun e tyre. Mbështetje që e kanë treguar në mënyrë të pandërprerë në çdo çast të këtij rrugëtimi, deri më sot.

Që nga ajo kohë Kryepiskopi e nisi punën pikërisht atje ku kishte ndalur, te formimi i klerit dhe ringritja e kishave, për ta shtrirë gjithmonë e më tepër edhe në shumë fusha të tjera, sociale, arsimore, edukative, kulturore etj. Ishte pikërisht kjo këmbëngulje, përkushtim dhe aftësi e rrallë, që tërhoqi besimin, vlerësimin dhe dashurinë e besimtarëve orthodhoksë, që e vlerësuan si personin më të përshtatshëm për ta vazhduar edhe më tej këtë vepër.

Kisha ka tashmë në krye një kryebari të shquar, i cili jo vetëm e rilindi dhe e ringriti nga hiri i ateizmit, por edhe bëri të barabartë dhe të njohur në botë në të gjitha Kishat motra Orthodhokse e më gjerë.

Prandaj si një falenderim drejtuar Zotit, Perëndisë, në dt.2 gusht të çdo viti kryhet Liturgji Hyjnore panegjirike. Nesër Liturgjia do të kryhet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.