Betohen rekrutët e rinj të policisë në NYPD Nju Jork, mes tyre një vajzë shqiptare

Nga Beqir SINA – New York

Mes tyre, te pakten edhe, një vajzë e re shqiptare me uniformën blu të NYPD…..!

NEW YORK CITY : Komisioneri i Policisë James P. O’Neill përshëndeti rekrutët të rinj policorë në radhët e uniformave blu NYPD në një ceremoni të mbajtur në Akademinë e Policisë në New York City.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, rekrutët do të kalojnë në një trajnim intensiv për t’u përgatitur për sfidat e përditshme të të qenit një oficer i policisë në New York City. Para se të bënin betimin, Komisioneri i Policisë O’Neill falënderoi rekrutët dhe u kujtoi atyre përgjegjësinë e jashtëzakonshme që ata marrin përsipër:

“Sot do të betoheni për të marrë përsipër sigurinë dhe mirëqenien e miliona njerëzve. E cila është një përgjegjësi e madhe dhe ne presim gjëra të mëdha nga ju. ” citohet të ketë thënë Komisioneri i Policisë James P. O’Neill

Gjatë kohës së tyre në Akademi, rekrutët do të dalin për trajnime në terren, ku ata do të mësojnë se si të mbrojnë cdo qytetar në qytetin e New Yorkut, ndërsa do të bëjnë edhe lidhje të besueshme me njerëzit që u shërbejnë, ditën e natën për sigurinë e qetësinë.

Trajnimi i tyre, më parë se të kalojnë në shërbim, simbas praktikave të NYPD, thuhet se fillimit do të përqendrohet në policimin efektiv të komunitetit, taktikat e sigurta, de-përshkallëzimin dhe aftësitë e komunikimit me qytetarët që janë më kryesoret. Por ata do të meren edhe me rrezikun e kërcënimit në rritje të terrorizmit global, ku Akademia e Policisë së NY, gjithashtu ofron rekrutë të rinj me metodologjitë më të fundit të kundërvënies.

Nga punësimet e reja, më shumë se 40% e uniformave të reja blu, të NYPD, kanë fituar një diplomë bachelor dhe një pjesë e tyre nga këta rekrutë kanë shërbyer SHBA, edhe në ushtrinë amerikane. Një pjesë e madhe e tyre janë nga ata që janë betuar, dhe flasin një gjuhë të huaj për gjithsej 27 gjuhë të ndryshme që flasin ata. Qindra të tjer rekrut të rinjë e të reja janë të lindura jashtë, SHBA,përkatësisht nga afro 50 vende të ndryshme të botës.

Ndërsa, nga ky grup premtues i cili po fillon karrierën e tyre, mes uniformave blu te NYPD, nuk mungojnë edhe shqiptarët, ku në mesin e tyre, duket se është edhe një vajzë e re shqiptare, nje Vuthjane, ne Amerike, mbesa e Agim Jimmy Rugova, i cili ka vendosur në llogarinë e tij në Facebook, fotografitë e ceremonisë së diplomimit marr ato në një ceremoni të mbajtur në diplomimin e Akademisë se Policisë në New York City.

Komisioneri i Policisë O’Neill i ka falënderuar ata për zgjedhjen e një jete tjetër të këtyre rekrutëve të rinë në radhët e unifromave blu të NYPD duke thënë :

“Unë dua t’ju falënderoj të gjithë ju djem e vajza të rinjë e të reja që morët vendimin për të bërë diçka të mirë për njujorkezët…Le të përpiqem të gjithë së bashku që të bëjmë një ndryshim në jetën e njerëzve të këtij qyteti.”