Yjet në listën e të papunëve| 3 lojtarët e njohur që kanë mbetur pa skuadër

Pa ekip pas 17 sezonesh në elitë, 114 herë paraqitjesh me kombëtaren e Brazilit, Dani Alves ka mbetur pa punë. Pavarësisht batutës që ai bëri në rrjetet sociale ku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, e vërteta qëndron e tillë. Me 41 tituj një rekord botëror dhe pasi veshi fanelën e skuadrave si Sevilla, Barcelona, Juventus dhe PSG, Alves në moshën 36 vjeçare ka mbetur ende një lojtar i lirë. Braziliani u largua më dëshirë nga klubi parisien. Drejtori sportive i Sevillas, ka hedhur poshtë idenë që Alves të rikthehet për të luajtur tek andaluzianët pasi vet lojtari kërkon akoma një skuadër me më shumë peshë.

Por, me probleme të ngjashme si braziliani janë edhe disa futbollistë të tjerë. Për shembull kampion botë dhe Evrope me Spanjën, Fernando Llorente është në pritje të ndonjë të interesuari për shërbimet e tij. sulmuesi përfundoi kontratën me Tottenham. Ka fituar tituj me Sevillan dhe Juventusin, por mosha 34 vjeçare nuk është në favor të tij. Në këtë listë është edhe Mario Balotelli, sulmuesi më i spikatur i futbollit evropian. Balotelli nuk vuan problemin e moshës por të një personaliteti problematik. Është vetëm 28 vjeç dhe ka luajtur me ekipe si Inter, Manchester City, Milan e Liverpool. Dhe pas tre vitesh në France me Nicen dhe Marsejën tashmë është një lojtar i lirë. Mbrojtës si Juanfran, Martin Caceres apo Cahill, mesfushorë si Ribery, Marchisio dhe Ben Afra që janë lojtarë me peshë, kanë mbetur tashmë pa ekip. Edhe pak kohë ka mbetur për të parë se me cilën skuadër do t’i shohim këta emra në sezonin e ardhshëm. Por, faktorë si mosha dhe rrogat e lart do të mbeten problem