Vangjel Kozma, Autori i portokallisë ka frikë nga vepra e vet!



Nga Virion Graçi, shkrimtar e akademik

Luhet e ritransmetohet prej 25 vjetesh ne shqip nga aktori Mirush Kabashi ‘Apologjia e vertete e Sokratit’ e Kostas Varnalis. Eshte luajtur ne çdo skene te Shqiperise, ne Kosove, ne ish Maqedoni, e pastaj neper skena te vendeve te ndryshme te botes ku interpretimi i Mirushit ka marre ne festivale vleresime te çmueshme ndersa pjesa eshte duartrokitur gjate, me merite.
Ne Shqiperi, qe kur kjo pjese u dha premiere e deri sot jane ndryshuar, rrezuar e rikrijuar 6-7 qeveri, dmth 6-7 formacione shoqerore-politike kane kembyer rolet duke rrezuar njera-tjetren…
Mbreme ne Teatrin Kombetar ishte luajtur me sukses te jashtezakonshem nje monodrame nga nje autor shqiptar. Shkrimtari kish protestuar sot duke sqaruar se ate pjese nuk e ka shkruar kunder atyre qe mendon aktori e spektatoret e mbremshem te shfaqes, por kunder atyre qe kane qene mbreme ne shfaqe – ky ishte afersisht shenimi i percjelle nepermjet rrjeteve sociale. Jam dakord per te drejtat e tij si autor teksti: te drejtat ekonomike dhe lejimi/moslejimi per vendosjen e saj ne skene, per çdo rast, sikurse percaktohet ne kontrata me vlere juridike; por nuk mund te jem ne nje mendje me sqarimin e autorit se kunder kujt (??) eshte ajo monodrame, kunder kujt duhet perdorur e kunder kujt -jo. Ne boten e artit/trillimit shkrimor ne para tekst autori vendos zakonisht vetem shenimin: vepra, personazhet, ndodhite jane trillim i autorit, çdo ngjashmeri a perkim me njerez konkrete, eshte i rastit, jo i qellimshem…
Ja, deri ketu i lejohet autorit ta çertifikoje me dokumenta identifikues krijesen e tij letrare. Kurse ankesa e autorit shqiptar e nxjerr tekstin e tij nga repertori teatror dhe e inkuadron si pamflet grupazhi politik-partiak.
Ne rastin e veprave te njimendta artistike, ne asnje rast nuk eshte dashur e nuk ka ndodhur qe autoret e producentet e shfaqeve te ndryshme, si dhe botuesit ne fushen e tyre, te bejne receta perdorimi te tekstit per moshen, gjinine dhe perkatesise grupore/partiake (??) te spektatorit apo lexuesit te cilit duhen t’i drejtohet ekskluzivisht e perjashtimisht. Pikerisht kjo e ndan artin gjithekohor nga mercenarizmi shkrimor i çastit.
Prandaj Varnalis, shkrimtaret e dramaturget e medhej nuk duan audience te nominuar, me ftesa e numer karrigeje te para caktuar por u drejtohen guximshem gjithe njerezve, gjithe popujve, shoqerive e shekujve….