Olti Curri jep këshilla si të jeni të sukseshëm në atë që bëni!

Blogeri Olti Curri i ftuar në “Pushime On Top” me Ori Nebijajn tregoi se si ka arritur të ketë ndikim në rrjete sociale. Shpesh kritikohet nga ndjekësit, por Curri me komentet e tij epike nuk të kursen. I pyetur në lidhje me profesionin tha se blog nuk do të thotë të fotografosh një palë këpucë, një çantë që blen, blog është të tregosh veten tënde.

“Shumë njerëz kanë dëshirë të vetshpallen bloger. Blog është një ditar online, nuk do të thotë të fotografosh një palë këpucë, një çantë që blen, blog është të tregosh veten tënde duke shkuar në kinema duke bërë një batutë, pra tregoj jetën time duke treguar vërtetësi. Unë jam ky që jam, kjo është media ime, në qoftë se ju keni besim te unë më ndiqni.”– shprehet Curri.

Të shumta janë rastet kur ndjekësit e kritikojnë për mënyrën si ju kundërpërgjigjet disa prej komenteve të tyre, por sipas Currit, merret me personazhin dhe asgjë sështë personale. “Unë nuk merrem me personin, por me personazhin e tyre. Dikush tha një herë mirë që je ti vetë si peshkaqen por faqja jote është si një vaskë e mbushur me piranja. Edhe njerëzit që me ndjekin, mos u merzisni se ju krahasova me piranjat por jeni si delfinë të bukur, sjellin informacion, kanë qejf polemikat si unë, komuniteti që me ndjek mua është i ngjashëm me personalitetin tim. Debatet mbillen vetë, për të krijuar sensacion – shprehet Olti Curri.

Përtej jetës profesionale, Curri tregoi dhe për pushimet që po kalon në Ksamil, e më e veçanta është se po mban dhe dietë.

Nuk jam më ai Olti i mega tavolinave të mëdha, nuk pi alkool, cigare shumë pak, këtë vit jam bërë mysafiri ideal për këdo, mund të mê ftosh me pushime dhe do dalësh me fitime, me një shishe ujë dhe një sallatë e lë Oltin në një cep dhe nuk lëviz fare.”-tha Olti.