SPORT| Tjetër tragjedi në boks. Pas rusit, ndërron jetë një boksier argjentinas!

Një boksier argjentinas ka ndërruar jetë, pasi pësoi dëmtime të shumta në ndeshjen e tij, duke shënuar tragjedinë e dytë në boks brenda një jave.

23-vjeçari Hugo Santillan, i cili ishte në kategorinë e peshës super të lehtë, ra në tapet menjëherë pasi ngriti grushtet e tij në shenjë fitoreje, pas ndeshjes me uruguajanin Eduardo Javier Abreu.

Sipas mediave lokale, boksieri pësoi mpiksje gjaku në tru dhe atak kardiak.

Pas vdekjes së boksierit rus Maxim Dadashev, i cili ndërroi jetë nga dëmtimet e shumta të pësuara në kokë gjatë një ndeshjeje në Merilend të SHBA-së, kjo eshte humbja e dyte e tmerrshme ne ring ne nje afat te shkurter kohor.

Video: https://m.youtube.com/watch?v=7KHbg3Q0FtA&feature=share