Turqia shqetësohet për takimet e ushtarakëve Amerikanë me kurdët

Gjatë kohës që Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, James Jeffrey ndodhet për takime në Turqi, Komandanti i Komandën Qendrore të ShBA-ve (CENTCOM), gjenerali Kenneth McKenzie u takua me një prej krerëve të organizatës kurde YPG/PKK në Siri, Shahin Cilo.

Një prej të ashtuquajturve zëdhënës i YPG/PKK-së, që përdor emrin SDG, Mustafa Bali deklaroi nëpërmjet medias sociale Twitter se Kenneth McKenzie dhe ambasadori William Roebuck, një prej përfaqësuesve të Koalicionit Kundër organizatës terroriste DAESH, që kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizituan rajonin e pushtuar nga YPG/PKK në Siri.

Në fotografinë e postuar duken autoritetet amerikane bashkë me të ashtuquajturin komandant të SDG-së, Shahin Cilo.

“Tërheq vëmendjen fakti se disa orë përpara se Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, James Jeffrey të fillojë kontaktet në Turqi, autoritetet amerikane u takuan me një prej kryeterroristët e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri”, shkruan radio televizioni shtetëror turk.

Në deklaratën e bërë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit bëhej e ditur se në takimin e Jeffrey-t në Ankara do të shqyrtoheshin zhvillimet e fundit në Siri dhe shqetësimet e Turqisë për sigurinë.