Kujti i shërben librin “Blloku” i doktorit të Enver Hoxhës? Nexhmija e ka një përgjigje

Gjatë intervistës së gjatë 1 orë e 30 minuta në një nga sallat e mëdha të Kremlinit, kryeredaktori i FT Lionel Barberi iu drejtua Putin disa herë me togfajlëshin “ju jeni një lexues dhe njohës i mirë i historisë.” Boris Johnson, kryeministri i ri i UK, është një nga njohësit më të mirë të historisë (ka një debat të mrekullueshëm me Marry Beard mbi Romën dhe Helenët). Disa javë më vonë mediat prestigjioze angleze ankohen se britanikët po lexojnë gjithnjë e më pak historinë dhe se njohjet e britanikëve për historinë janë gjithnjë e më të pakta.

Ndjeshmëria që shoqëria shqiptare ka ndaj historisë është shumë më e ulët se sa e vendeve të rajonit. Natyrisht nuk po flas për ndjeshmërinë në rritje të një farë nacionalizmi në rritje por të datave dhe shkaqeve historike. Afërmendsh lënda e historisë ne vendin tonë trajtohet si një lëndë e dorës së dytë apo dhe të tretë. Vëmendja, edhe besoj këtu ndajmë të njëjtin mendim, ka qenë përherë tek shkencat ekzakte pasi në fund të ditës “ato të japin bukë”.

Cenin e nënvlerësimit të historisë, shoqëria jonë e ka paguar jo pak këto vite. Mungesa e një ndërgjegjie shoqërore në raport me historinë e ka kthyer këtë vend në një shoqëri pa ndjeshmëri historike dhe identitare. Shembujt janë të shumtë; dhjetë apo më shumë vite më parë emisioni Opinion në kulmin e intervistave në rrugë shfaqi një kronikë të gjatë pesë minuta (nuk po e gjej dot online) duke na treguar se si shumë të rinj nuk kshin njohuritë bazë në historinë e Shqipërisë. Akoma më tej, angazhimi i qytearëve në mrbojtje të vlerave kulturore dhe historike të Tiranës (rasti i Teatrit Kombëtar) është aq i vogël saqë nganjëherë mallëngjeshesh me këmbënguljen e atyre pak personave (në raport me numrin e madh të qytetarëve të Tiranës).

Këtë cen, një pjesë e elitës shqiptare ka vendosur ta thellojë me libra gjoja autobiografikë që në fakt përshkruajnë periudhën e diktaturës totalitare në Shqipëri. Nëse bën një indeksim të titujve të librave për periudhën komuniste do të gjejmë më shumë libra që kuzhinieri, doktori (rasti i Kalos), shoferi, adjutanti, bodigardi shkruajnë për Enver Hoxhën se sa historianët. Në të vërtetë në Shqipëri mungon një biografi historike apo dhe politike për Enver hoxhën.

Instituti i drejtuar nga Agron Tufa ka bërë shumë përpjekje për të botuar dokumente, Kastriot Dervishi është gjithashtu një punëtor i palodhshëm që ka evidentuar dhe ka publikuar mijëra faqe. Por, asnjë historian, e përsëris, asnjë historian nuk ka një biografi apo vepër të plotë në lidhje me Enver Hoxhën.

Në një klimë të tillë shterpësie shoqëruar me një menefregizëm popullor në lidhje me historinë, sporti kombëtar i historisë janë kujtimet e atyre që nuk e kanë për gjë të ngatërrojnë historinë me tregimet dhe fabulat. Isuf Kalo është i fundmi në radhën e atyre “historianëve” që ka botuar një libër mbi Enver Hoxhën. Libri i tij është një përmbledhje gojëdhënash që janë dëgjuar më parë, fjala vjen historia e ish bashkëshortes së Bashkim Shehut, është e dëgjuar më parë dhe e përfolur në Tiranën e atyre viteve. Ajo nuk tregon asgjë për raportin e Enverit me Mehmetin, nuk ka asnjë dokument që të evidentohen se sjellja e presupozuar si e përdalë e të resë së Mehmetit solli krisje në parti.

Përkundrazi, skandali moral i injektuar nga e djeshmja në të tashmen shoqëruar me erosin dhe seksin në mes prodhojnë një “subjekt” për një libër historik me titullin shkundës “Blloku”. Pra, një libër intrigash ku qartësisht dallohet dora lehtësuese dhe rënduese e rrëfimtarit që distancohet po aq sa thoi prej mishit.

Kujt i shërbejnë këto vepra? Nexhmije Hoxha deklaroi përpara disa viteve se do të jepte intervistën e fundit tek gazetarja që më shumë i kish shërbyer asaj. Ajo u përpoq të përmblidhte gjithçka çkish thënë në një intervistë të gjatë, të lodhshme dhe të mërzitshme. Në fjalitë e gjata dhe paragrafet e mërzitshme Nexhmija, si thuajse shumë figura të asaj kohe, përpiqej të penetronte në zemrat e shqiptarëve. Frika e saj lidhet me botën përtej varrit.

E veja Hoxha e ka të qartë se nesër pakkush nga familja dhe pasaardhësit e saj do të angazhohen për të ruajtur nderin dhe moralin e familjes. Ajo e ka të qartë që veprat e saj memuaristike me gërshetin që preu për të dalë në mal nuk kanë çarë në zemrat e shumicës së shqiptarëve. Sikundër e kupton që edhe postimet e bashkëshortes së nipit të saj në Instagramin kapitalist dhe imperialist nuk e tjetërsojnë dot mendimin që shumë shqiptarë kanë për të dhe Enver Hoxhën. Ajo e di që do të shuhet me dheun që i mbush gojën nesër dhe ndaj do të lërë diçka, me frikën që varri mos ta marrë në harresë atë dhe veprën e diktatorit.

Angazhimet memuaristike që propagandojnë një bllok rozë nuk janë vetëm se përpjekje për të mbijetuar përtejvarrit. Tentativa të mirëkoordinuara se si një elitë kriminale që drejtoi Shqipërinë për 50 vjet të mbijetojë në jetë të jetëve, jo me damkën e kriminalit apo “vejushës së zezë” por me vulën e një politikani me koloritet e tij.

Shqipërisë sot i duhet një (disa) libër (libra) që të shpjegojnë se si mundi që Enver Hoxha të dhunonte vazhdimisht këtë shoqëri. I duhet ky raport me të vërtetën dhe historinë pasi në të vërtetë ajo mund të jetë lënda më e nënvlerësuar në shkollat tona të mesme, por është e mësonjë