“Do i vihet kazma natën”| Aktori Vasjan Lami kundër prishjes së Teatrit

I ftuar në emisionin “A Show” në News 24, aktori Vasjan Lami flet për prishën e Teatrit Kombëtar.

I pyetur nga moderatori Krasta se ka zëra që Teatrit do t’i vihet kazma ndonjë ditë, natën vonë, aktori u përgjigj duke thënë se kjo do të ishte makutëri.

Sipas tij, Teatri Kombëtar është histori dhe ajo duhet të mbrohet.

“Hajduti e ka qejf orën tre deri në katër të mëngjesit, thonë disa. Nuk është çudi të ndodhë kështu edhe me teatrin. Nuk e di deri ku mund të shkojë makutëria, kësaj i thonë të hash vetveten, të hash historinë tënde. Historia nuk nisi as me mua as me ty”,- tha Lami.