Adi Krasta: Zëri i shqueshëm i ministrave hajdutë, halabakë të trembur për vdekje nga shefi

Nga Adi Krasta

Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje te dy partive qe pretendojne se jane aq te ndryshme nga njera tjetra, do kishin rezultuar ne nje drame popullore. Ne nje kerkese mese te natyrshme per rotacion, cdo qytetar i republikes kerkon qe qeverisja qe vjen te jete me e pergjegjeshme, me e kujdesshme, me realiste, me e ndjeshme dhe natyrisht me e perulur se ajo e mepareshme.
Kjo nuk ndodhi. Dalja jashte kontrollit e kanabizimit te territorit te Shqiperise, bashke me vet emertimin si vend i prodhimit en masse te drogave dhe i trafikut te tyre, ishte nje goditje shume e forte ndaj logos se qeverisjes. Kjo ndodhi qe ne muajt e pare dhe u fsheh me nervozizem nga pushteti, madje dhe ne biseda private. Kanabizimi i vendit ishte Gerdeci i kesaj qeverisjeje. Per t’i shkuar tendences popullore per krahasim, do te duhej qe per te qene njesoj si e meparshmja kjo qeverisje te vriste kater njerez ne bulevard, qe ne debatin pro dhe kundra te fajesohen njelloj te dy kundershtaret me te njejtin krim. Skene qe nuk kishte gjasa te perseritej dy here. Por largimi i me shume se gjysme milioni shqiptaresh dhe mbetja kokeforte e Shqiperise ne krye te listes se azilkerkuesve, bashke me shkaterrimin e shpreses per ndertimin e nje shteti te drejte dhe ligjor u trajtua nga analiste te huaj (te cilet u anatemuan gjithesesi) si nje si-vrasje numerike, por me e sofistikuar, qe nuk kishte konkurueshmeri me te vraret ne bulevard, vetem sepse trupat e te ikurve nuk dergjeshin pllakave te deshmoreve te kombit, por ne kampe te qelbura refugjatesh dhe barqet gjithe tym, benzine e dhe’ te mauneve qe udhetonin per ne Angli nga Kaleja.

Ne psiqiken e frustruar e te lodhur te popullit tim, pergjimet dhe zeri i shqueshem i ministrave hajdute, e te panginjur, halabake dhe te trembur per vdekje nga shefi dhe mekembesi i tij i pergjithshem, duket se jane te pamjaftueshme per zemerim. As e folura capraz e dikujt qe duhet te jepte zgjidhje e do te duhej te punonte me shume dhe te fliste shume me pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot nje shqetesim. Psikologet mund te shohin nje marredhenie te cuditeshme mes liderit dhe njerezve te zakonshem ne Shqiperi. Ne i dukemi qeverisjes numra te (polls), te pergjumur e ne trans. Vetem dalja afro 10% ne zgjedhjet e fundit farse e shqetesoi ate. Aspak merzia dhe palumturia, kritikat dhe lenia e vendit, talljet online. Jo. Ishin numrat ne polls qe e mbanin ne kembe caprazllekun. Pas renies dramatike te numrave vjen squllja. Dhe hakmarrja. I dhimshem si teater. Kur mendon se kush e ben dhe si ja del.

Por nuk do ishte vetem arroganca shteterore qe shkakton nje stepje te njeriut te zakonshem. As ekonomia ne gjunje. As mungesa e komunikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozites dhe popullates. As mosfunksionini i institucioneve kushtetuese. As dakordesimi i dyshimte per te ruajtur statukuone prej ambasadoreve te perfaqesive te huaja.

Eshte mungesa e limiteve te fyerjes, te konspiracioneve te tryezave per te thyer kundershtaret dhe ata qe mendojne ndryshe. Eshte toka e djegur e parimeve morale dhe te edukates se domosdoshme qe ne fakt, duhet thene, do te duhej te vinte nga prinderit. Per cdo diktator me vese, e para qe deshton eshte nena.