Provokim për Luftë | Irani konfiskon një anije cisternë britanike

Roja Revolucionare në Iran kanë konfiskuar një anije me naftë me flamur britanik në Gjirin Persik.

Mediat ndërkomëbtare bëjnë me dije se autoritetet e marinës iraniane e kishin konfiskuar anijen cisternë “pasi nuk kishte zbatuar rregullat ndërkombëtare të lundrimit”.

Incidenti rrezikon ta ndezë edhe më tej tensionin mes Teheranit dhe Perëndimit.

Më 4 korrik, forcat detare britanike konfiskuan një anije iraniane në Gjibraltar nën dyshimet për kontrabandë nafte drejt Sirisë si dhe shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë Presidenti Donald Trump është shprehur se do të bisedonte me autoritetet britanike pas njoftimit të Iranit se Roja Revolucionare kishte konfiskuar një anije me naftë me flamur britanik në Gjirin Persik.