Përshëndetja e politikanëve të Tiranës për gjestin e Haradinaj të kujton një rrëfim të Markez

Nga Virion Graçi|

Politikanet kryesore te Shqiperise e pershendeten veprimin e Haradinajt, doreheqjen e tij nga postet shteterore per t’u hetuar si qytetar i zakonshem, por askush prej tyre nuk vepron si ai (?!?)
Ky lloj solidarizimi tartufian me hallemadhin Ramush me sjell ne mend nje rrefim te Gabriel Garsia – Markezit: Pashe ne enderr sikur vdiqa. Pas disa oresh u nisa per ne varreza mes miqeve e shokeve te mi, duke biseduar e buzeqeshur, si zakonisht. Ne pamje te pare ishte nje shetitje krejt e zakonshme, normale, si ato qe kisha bere me mijera here, me po ata njerez. Veçse, kesaj radhe me nje ndryshim te vogel: te gjithe u kthyen nga varreza ashtu siç kishin shkuar, grupe-grupe duke shkembyer nga nje fjale me njeri-tjetrin, duke bere komentet e shakate e rastit, me zë te ulet, sigurisht. Vetem une nuk mund te kthehesha më, ngela atje pergjithmone.