Një REFERENDUM për Teatrin Kombëtar, alternativa qytetare

Dy ditët e fundit është zbardhur veprimtaria operative e Ministrisë së Kulturës për zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Tanimë është e qartë: qeveria e z. Rama dhe Bashkia e z. Veliaj, pasi as e para nuk është e shqiptarëve, as e dyta e qytetarëve të Tiranës, janë të vendosur të ecin para me prishjen e godinës.

Në këto kushte, qëndrimet “burrërore” të ndonjë artisti apo qytetari, janë për t’u përshëndetur, por nuk duket se bëjnë shumë punë.

Koha është për zgjidhje dhe alternativa kushtetuese dhe juridike. Kryetari I PD-së, z. Basha pak ditë më parë kur takoi përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e ka përmendur këtë zgjidhje politike.

Nëse i hedh një sy Kushtetutës, ajo rregullon në nenin 150 të saj të drejtën për referendum në bazë të 50 mijë firmave nga qytetarë me të drejtë vote. Sipas këtij neni, e drejta e referendumit lidhet me shfuqizimin e një ligji dhe ai I kërkohet Presidentit të Republikës që ta aprovojë zhvillimin e tij.