”Haradinaj, do shkojë dy ditë në Hagë dhe do kthehet si hero”, Vuçiç reagon si analisti pranë Ramës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar përmes një deklarate për mediat, lidhur me dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës që bëri Ramush Haradinaj.

Vuçiç tha se nuk ka vend për euforizëm, pavarësisht se ai e kuptonte kënaqësinë që ndjenin një pjesë e qytetarëve serbë, për thërritjen e Haradinajt nga Gjykata Speciale në Hagë.

“E kuptojmë, jo gëzimin, por njëfarë kënaqësie te pjesëtarët e popullit tonë për shkak të ftesës dërguar Haradinajt për intervistë dhe faktin që ai është i dyshuar për krime lufte”, tha Vuçiç.

Dorëheqja e Haradinajt, sipas presidentit serb është një veprim politik për të fituar edhe më shumë popullaritet në mesin e, siç tha ai, “ekstremistëve në Kosovë” duke u promovuar si trim që lufton për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

Presidenti serb ka rikujtuar se Dhomat e Specializuara në Hagë të formuara për të iniciuar rastet e dyshuara për krime lufte, funksionojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, të cilën Serbia nuk e njeh.

Haradinaj, theksoi Vuçiç, do të shkojë në Hagë javën e ardhshme, do të qëndrojë atje një apo dy ditë dhe do të provojë “të kthehet si hero”, marrë parasysh faktin se Kosova, sipas Vuçiçit do të shkojë në zgjedhje në shtator apo në tetor.

E gjithë kjo sipas tij, mund të jetë një skenar që në Kosovë të vijë në pushtet një elitë politike që angazhohet për një “Shqipëri të madhe”.

Kjo tezë është hedhur dhe në qarkullim nga analist/botues pranë Ramës, që cakton axhendën dhe temën e reagimeve zyrtare.

Në këtë konferencë, Vuçiç tha se Serbia megjithatë, vazhdon të mbetet e përkushtuar “për vazhdimin e dialogut me Prishtinën”