FRPD, Këlliçi: Dorëheqja e Ramush Haradinajt, një leksion demokracie

Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një leksion demokracie.

Kështu shprehet kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se, ashtu si në luftë, edhe tani në paqe, familja Haradinaj vendos Kosovën para pushtetit.

“Doreheqja e Ramush Haradinajt eshte nje leksion demokracie. Ne lufte familja Haradinaj nuk kurseu asgje per lirine e Kosoves, e sot ne paqe serish e para vjen Kosova per te.

Komandant Ramushi do te mbroje serish nderin e luftetareve te UCK-se, do ti faktoje botes luften e saj te drejte dhe do deshmoje se Kosova, amaneti i qindra te reneve per liri, do te mbrohet, ruhet e forcohet”, shkruan Këlliçi.