Po sikur të zhduken Basha dhe Monika?

Nga Indrit Vokshi

Ne jemi sot një Opozitë që nuk kemi garanci me hy në zgjedhje. Mendojmë se i fitojmë zgjedhjet, mendojmë se kemi vota më shumë se pushteti por, nuk kemi garanci për zgjedhe të lira, nuk kemi garanci se vota do të shkojë e patrysnuar deri në kuti. Kujt i duket diçka pa rëndësi kjo, gabon shumë rëndë. Kjo smund as të anashkalohet, as të kapërcehet. Me ketë realitet, një ditë, herët a vonë, do na duhet të ballafaqohemi shumë më seriozisht sesa sot. Edhe nëse pas disa vitesh nuk janë më Basha dhe Monika, apo edhe nëse imagjinojmë se nuk do të ekzistojnë me PD dhe LSI, dikujt tjetër, partie tjetër e kryetari tjetër do t’i duhet të përballet me të njejtin problem; garancinë për votën.

Sado që ta nënvlerësojmë ketë punën e garancive për zgjedhje, sado ta shpërfillim e të mos i japim vëmendjen e merituar sepse dikush ka inat Bashën e dikush Monikën dhe thonë është halli i atyre e ne sna intereson halli i atyre sepse ata janë banda, përsëri gabojnë shumë rëndë, se nuk kemi për të shpëtuar lehtë prej këtij problemi.

Ky nuk është halli as i Bashës as i Monikës, megjithëse është hall edhe i atyre. Ky është halli i Shqipërisë. Ketë e them jo për tu dukur romantik dhe abuziv, nga ata që përdorin “halli i Shqipërisë” “halli i kombit” “halli i popullit” me qëllim për të fshehur pas ktyne sloganeve, interesat partiake por, po e them për të folur hapur dhe troç.

Pse është halli i Shqipërisë? Është halli i Shqipërisë, se kur nuk i jepen garanci demokratike PD-së që është parti e fortë, parti me njerëz që protestojnë e hedhin deri edhe molotov në bulevard, imagjinoni pak çfarë garancish kanë të tjerët në ketë vend!

Kur nuk kanë fuqi pra, këto bandat PD-LSI siç i quajnë disa dhe, smunden këto bandat me shumë njerëz të garantojnë votat e veta, imagjinoni sa fuqi kanë përballë pushtetit ata njerëz që nuk janë banda, janë individë pa mbrojtje e pa organizim politik. Ndaj them është hall i Shqipërisë dhe, sot, duke e nënvlerësuar e duke e quajtur hall të Bashës e të Monikës, ne thjesht po e shtyjmë edhe pak kohë ditën e përballjës si shoqëri me ketë hall. Po që do përballemi, do përballemi se skemi rrugë tjetër. Ose do të pranojmë të gjithë si shoqëri se vota ska asnjë rëndësi.

Si mbërritëm tek ky hall?

Dua ta ilustroj me një shembull; CIA deri në Luftën e Dytë nuk ka ekzistuar. Është krijuar pas 1945. Shërbimi sekret i SHBA-ve ka qenë i decentralizuar, kanë pasur shërbim të forcave detare, të forcave ajrore dhe të këmbësorisë. Në një moment i kanalizuan këto tre shërbime tek Departamenti i Mbrojtjes. Nuk kishin ndonjëfarë shërbimi jashtë Amerikës. Për në Europë gjatë Luftës II ka qenë një zyrë koordinimi në Zvicër dhe amerikanët operonin përmes asaj zyre.

Kim Filbi në librin e tij “Lufta ime e heshtur” shkruan se amerikanët fituan rol të rëndësishëm si shërbim sekret në Europë. Si e fituan? E fituan me dollarë. Paguanin. Kishin më shumë para se të gjithë. Blinin informacione dhe njerëz, blinin politikanë dhe gazetarë për të përpunuar edhe opinionin publik përmes medias. Kështu amerikanët me fuqinë e dollarit, aty ku deri para pak kohësh kishin qenë inekzistentë u kthyen në faktor kryesor. Konkuronin shërbimin anglez e francez të cilët ishin shërbime tradicionale në Europë dhe kishin rrjet të konsoliduar prej shekujsh. Por rezultoi që jo më të konsoliduar se dollari sepse dollari i zhbalancoi balancat. Dollari i ktheu gratë në burra e burrat në gra. Sepse dollari, përa ta kuptuar më qartë, përfaqësonte një ekonomi paralele, një ekonomi tjetër jashtë Europës së sfilitur, ekonomi për të cilën nevojat e njerëzve në luftë dhe pas lufte, ishin mallra që bliheshin lirë.

Njëlloj edhe në Shqipëri. Dollari i Partisë Socialiste ka zhbalancuar shumë balanca. I ka kthyer gratë në burra e burrat në gra. Ka blerë politikanë, informatorë dhe gazetarë apo analistë për përpunimin e mendjeve të njerëzve. Kjo sepse dollari i drogës së Partisë Socialiste, përfaqëson një ekonomi po paralele, përfaqëson shuma të mëdha dhe asete jashtë ekonomisë së ligjshme të shqiptarëve, shuma për të cilat, nevojat e shqiptarëve janë po mallra të lira, ndaj i blen pa vështirësi. Spo them për blerjen e votës me pesëdhjetëmijë lek. Po them diçka tjetër.

Me dollarin e drogës, Partia Socialiste ka përmbysur dhe tenton të përmbysë gjithçka në Shqipëri. Kujt i duket ëndërr dhe e pabesueshme, le të vazhdojë ëndrrën por, kur dollari amerikan ndryshoi shumë gjëra në Europë, ndryshoi mendje njerëzish, bleu nevojat e tyre, përcaktoi fate dhe përpunoi opinion për të rimodeluar mënyrën e mendimit, është naivitet deri në budallik, të mos besosh se në Shqipërinë e varfër e me institucione sigurie gati inekzistente, dollari i drogës nuk po luan rol, nuk po përcakton pushtetin dhe nuk po rimodelon ekonominë dhe mënyrën e të menduarit.

Pushtetin e PS po e mban dollari i drogës. Ata që e konsiderojnë dollarin e drogës si faktor dytësor në politikën shqiptare, dëshmojnë se nuk kuptojnë nga politika.

Ne kemi konsumuar prej kohësh në kafet e partisë tonë, debate mbi ketë temë. Kemi hedhur tezat euforike dhe vetëkënaqëse se opozita i fiton zgjedhjet edhe pa garanci, edhe me dollarin e drogës në lojë. Kemi diskutuar edhe tezat se duhet edhe opozita të afrojë banda e t’i bëjë ato aksionere politike me qëllim për të përballuar dollarin e drogës. Mirëpo asnjë llogari sot nuk rezulton e leverdisshme. Si në planin e interesit të ngushtë partiak, si në planin e interesit të gjerë kombëtar.

Në këto plane, në aleancën me bandat, Opozita duhet tiu japë një pazar më të mirë sesa Rama. Nëse Rama iu ka dhënë gjysmën e portit, Basha duhet tua japë të gjithë portin. Nëse Rama gjysmën e drejtorëve të policisë, Basha duhet tua japë të gjithë e kështu me rradhë. Se për një pazar njëlloj, ata rrinë me Ramën e skanë pse kapërcejnë e bëjnë aventura. E nëse ndodh ai pazar i bie që Partinë Demokratike duhet tua dorëzojmë bandave kriminale. Kjo nuk është me leverdi as për demokratët pragmatikisht sepse humbin partinë përfundimisht, as për Shqipërinë sepse humb shancin për rikuperim përfundimisht. Pra ska asnjëlloj leverdie.

E problemi me ketë pushtet nuk është thjesht se opozita është e dobët, sepse opozita forcohet brenda ditës nëse qytetarët e mbështesin më masivisht. Veçse shqiptarët duhet ta kuptojnë se duhet ta forcojnë opozitën brenda ditës dhe duhet ta mbështesin më masivisht. Duhet ta kuptojnë ketë, jo për tu dashuruar me opozitën por, për interes pragmatist të ruajtjes së pluralizmit.

Duhet ta kuptojnë se pushteti i dollarit të drogës nuk drejtohet kundër Bashës e Monikës ekskluzivisht që disa të thonë “Hë se luftë karrigesh është” dhe të mos e marrin seriozisht ketë pushtet të dollarit. Pushteti i dollarit të drogës drejtohet kundër secilit shqiptar. Edhe sikur të zhduken Basha e Monika nesër dhe të vijë një opozitë tjetër nga marsi apo nga jupiteri, ajo opozitë do të përballet poashtu me mungesën e garancisë në zgjedhje. Do të përballet me analistë të paguar të cilët çdo natë do u thonë njerëzve nga ekrani që mos u bashkoni me opozitën se opozita nuk ia vlen të mbështetet. Sepse dollari i drogës paguan për ketë shërbim. I paguan për të folur asisoji.

Pushteti i dollari pra nuk e ka personale me Bashën dhe Monikën. Ketë lojë pushteti do ta luante me çdo opozitë. Pushteti ka projektin e vet për ta kthyer çdo shqiptar në plotësisht skllav. Me qëllim marrjen e pasurisë së shqiptarëve, shfrytëzimin dhe vjeljen e punës së shqiptarëve dhe, për të sunduar qetësisht. Pa opozitë, pa konkurencë.

Kjo është çështje e shqiptarëve. Shqiptarët mund ta mbrojnë veten duke u ngritur masivisht. Me ketë opozitë që kanë. Nëse presim që kryetar opozite të vijnë JezuKrishti e Muhamedi, pushteti i dollarit do forcohet aq shumë saqë vetëm lufta civile do e zgjidhë problemin me të.

more recommended stories

loading...