“Më thuaj më kë rri e të të them si je”. Një lexim i miqësisë Rama Erdogan

Populli shqiptar përmes fjalëve të urta na ka dhënë një shteg të hapur leximi të së mirës dhe së keqes, miqve dhe armiqve. “Më thuaj me kë rri, të të them si je”, është një fjalë e urtë që më së shumti na lejon të interpretojmë kohët e fundit të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë që na rikonfirmoi edhe sot “miqësinë” me Erdogan.

Këta janë dy miq të izoluar ndërkombëtarisht për shkak të sjelljes së tyre antidemokratike me opozitën në planin e brendshëm dhe “lojën nacionaliste” në planin e jashtëm.

Presidenti i Turqisë Erdogan ka ndryshuar totalisht aleancat gjeostrategjike pas grushtit të dështuar të shtetit të një pjesë së ushtrisë dhe thuhet se këta plan e njihte deri në detaje prej kohësh, i sinjalizuarr pikërisht nga rusët e Putinit. Blerja e sistemit raketor rus për një vend të NATO është një hap shumë i madh që është në kundërshtim me parimet e aleancës ushtarake, siç e thekson administrata e SHBA dhe presidenti Trump. Dhe amerikanët nuk kanë ngelur duart kryq. Thellimi i marrëdhënieve me Greqinë kohët e fundit është bërë i dukshëm, jo vetëm pse dy korporata amerikane si Exxon Mobile dhe Energean po kërkojnë naftën në ujërat greke, por edhe niveli i bashëpunimit politik po bëhet i lartë. Çuditërosht të parët që u kënaqën për ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë, nuk ishte diaspora shqiptare, por diaspora greke që pak del ambasadorja e re në Tiranë, një profil të qartë antiErdoganist për shkak të historisë së saj diplomatike.

Kryeministri jonë Edi Rama i izoluar ndërkombëtarisht prej kohësh nuk arrin të çelë as negociatat me BE, as të zhvillojë një vizitë zyrtare në një vend të BE për të lidhur marrëveshje, kontrata, etj. As të presë miq të rëndësishëm në shtëpi.
Investimet e huaja janë pikatë pas mbarimit të shtytjes së TAP e Devolli, dy kontrata të qeverisë Berisha. Edhe presidenti i Francës, Macron që i kishte premtuar një vizitë në Tiranë e poshtëroi publikisht me zgjedhjen e Serbisë së lojtari kyç i Ballanit Perendimor. Dhe si sillet Edi Rama ndaj këtij izolimi? Me tikun nervor të Enver Hoxhës, që dilte nacionalist kur nuk duhej.

Ndoshta presidenti Erdogan nuk ndikon në vendimarrjen e kryeministrit Rama, por as premtimet për investimet në aeroportin e Vlorës apo ngritjen e kompanisë Air Albania nuk duken asgjëkundi.

Kujdes, në këtë shkrim nuk po flasim “me kë rri” Edi Rama në Shqipëri, sepse do të bënim një listë të gjatë me kontaktet e tij dhe miqve te tij Arben Keshin, Ymer Lalën, Elvis Roshit, Rrajë e Bardhët e Fush Krujës, etj.