Mësuesit dhe prokurorët!

Nga Lavdrim Lita

Kur mësuesi të merr në pyetje, ti bën gjithçka të tregosh që di diçka.
Kur prokurori të merr në pyetje, ti bën gjithçka të tregosh që nuk di diçka.
Shkolla në këtë vend i mëson studentët (qytetarët) si të gënjejnë. Në SHBA nxënësve iu jepet detyra shtëpie me orar/kronometër. Për shembull, për të zgjidhur një ekuacion duhet ta bësh në 10 minuta. Nxënësi të nesërmen shkon në shkollë me zgjidhjen që ka dhënë brenda 10 minutave, qoftë edhe të pambaruar. Imagjinoni ti kërkoni një nxënësi shqiptar ta realizojë këtë, detyra me kronometër? Do ta ndihmonte babi, mami, e gjithë farefisi gjithë natën.
Ka tre arsye pse kjo ka vlerë në SHBA.
1. Diploma në SHBA nuk ka vlerë legale, pra nuk vlen çfarë diplome ke, por sa di ti.
2. Shkolla është shumë kompetitive dhe asnjëri nuk të lejon të kopjosh. Shoku yt i bankës nuk të ndihmon, sepse je një rival me të tek Nota.
3. Më e rëndësishmja. Provimi më i vështirë dhe më i vlerësuari nuk është provimi i maturës/përfundimtar, por provimi i hyrjes në Universitet.

Pra, profesori yt do të përgatisë për të bërë një provim me një tjetër që nuk të njeh, dhe ta mashtrosh nuk ka kuptim. Nuk mund të gënjesh mjekun që po të shëron. Mund të gënjesh inspektorin e tatimeve që kërkon të gjobisë, por jo mjekun e familjes.

Sa herë që në një rrugë në Shqipëri dikush që ta bën me drita fap-fap për të sinjalizuar se më përpara ka policë që duan të gjobisin kjo tregon se personi në fjalë ka qenë një student që nuk ka pasur një mësues të keq, por është detyruar të gënjejë.