SHBA, Ndërpritet energjia në New York| qyteti në terr për pesë orë

Qyteti i New York është pëfshirë nga ndërprerja e energjisë për rreth pesë orë.

Më shumë se 70.000 shtëpi dhe biznese u përfshinë nga terri në zonën e Manhattan. Si rrjedhojë e ndërprerjes së energjisë, u bllokua transporti i metrove si dhe shumë njerëz mbetën të bllokuar në ashensorë.

Sipas autoriteteve shkak i ndërprerjes së rrymës së energjisë ishte një zjarr që kishte shpërthyer në një nënstacion elektrik.

Kjo ka qenë ndërprerja më e madhe e energjisë elektrike që prej vitit 1977, kur pothuajse i gjithë Nju Jorkut kishte mbetur pa drita.