Zelandë e Re| Fillon dorëzimi i armëve nga qytetarët

Qytetarët e Zelandës së Re kanë filluar të dorëzojnë armët e tyre automatike, si pjesë e një skeme për kthimin e tyre kundrejt pagesës, pas një ndalese që u paraqit në vend për shkak të sulmeve që u ndërmorrën ndaj dy xhamineve në Christchurch, ku humbën jetën 51 persona. Pikërisht në Christchurch, u mbajt edhe eventi i parë e mbledhjes së armëve, që do të pasohet nga 249 të tjerë në të gjithë vendit. Më shumë se 230 mijë paundë iu paguan 169 pronarëve të armëve që sorëzuan 224 armë të tilla. Armët u shkatërruan më pas. Sipas legjislacionit të ri të mbështetur edhe nga partitë opozitare, i cili e konsideron të jashtligjshme shumicën e armëve automatike dhe gjysëm automatike si dhe pjesët për modifikimin e tyre, pronarët e armëve kanë kohë deri në datën 20 dhjetor të dorëzojnë armët e paligjshme. Në krahinën e Counterbury, më shumë se 900 pronarë janë regjistruar të dorëzojnë 1415 armë zjarri.