Pas jelekverdhëve, shpërthejnë Jelekët e zinj në Paris

Qindra migrantë pa dokumente mësynë të premten në Panteonin e Parisit ku kërkuan të drejtën për të qëndruar në Francë. Protestuesit, shumica prej të cilëve nga Afrika Perëndimore, e quajtën veten jelekët e zinj, një referencë kjo për lëvizjen jelekët e verdhë që u përhapë në Francë në fillim të këtij viti. E ndërsa protestuesit hynë brenda në godinën neoklasike, ku prehen eshtrat e Voltaire, Hygo, Emil Zola apo Mari Kyri, turistët që ndodheshin aty brenda u evakuan.

Ndërkohë, jashtë mjediseve të Panteonin, u mblodhën edhe qindra migrantë të tjerë, të cilët u mbykqyrën nga forcat policore. Në një deklaratë, jelekët e zinj u shprehën se donin dokumente dhe strehim për të gjithë. – Nuk duam të negociojmë më me ministrin e brendshëm apo ndonjë ztyrtar tjetër. “Duam të flasim me kryeministrin Eduard Filip menjëherë” – thuhej në deklaratë. Protestuesit qëndruan për disa orë në godinë derisa u evakuan qetësisht nga forcat policore përmes hyrjes së pasme të godinës. – “Të gjithë ata që ishin në Panteon u evakuan”, – u shpreh kryeministri Filip në twitter ndërkohë që policia njoftoi se për ngjarjen ishin ndaluar 37 persona.